Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj. Mësohet se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh. Kujtojmë se ish-ministri i Financave Ahmetaj po hetohet nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.