• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ikja e një gruaje që nuk pa kurrë një ditë të bardhë

13/03/2023
Ikja e një gruaje që nuk pa kurrë një ditë të bardhë

Nga Bledi Fevziu

Nuk e hiqja dot nga mendja imazhin e kësaj gruaje të vuajtur gjatë ditës sot. Mendoja se si priste të mbaronte turnin, me mbesën ulur pranë. Mbesën që nuk kishte ku ta linte, ndaj e mbante pranë vetes, duke bërë edhe detyrat e shkollës aty. Priste të mblidhej bashkë me të dhe të ishin pak momente të qeta. Jeta nuk ishte treguar bujare me asnjërën prej tyre.

Gjyshja e mbetur jetime dhe mbesa me prindër të divorcuar, i kishin lidhur fatet bashkë. Në varfërinë, por edhe në përpjekjen për të mbijetuar. Mimoza Paja kishte punuar gjithë jetën, e mbetur jetime që në fëmijëri. Mbesa e saj 10 vjeçe mbeti vetëm kur prindërit u divorcuan. Ajo rrinte aty, pranë gjyshes, duke e ndihmuar nga pak e duke u perpjekur tja reduktonte lodhjen e ditës.

Gjyshja kishte pak ditë që kishte gjetur punë dhe ato me siguri kanë qenë të gezuara për këtë. Por fati që i lidhi bashkë edhe i ndau dje në mbrëmje. Gjyshja po punonte dhe vajza e vogël ishte ulur aty pranë kur një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit. Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos. Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë.

Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë. U prehsh në paqe Mimoza Paja.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

18/09/2026
Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al