• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro: Një vendim historik i paimagjinueshëm vite më parë

14/03/2023
Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro: Një vendim historik i paimagjinueshëm vite më parë

Nga Mirela Kumbaro

Një ditë e shënuar sot por edhe me shumë emocion për ta filluar javën me këmbë të mbarë dhe nën shenjën e mjedisit. Sot qeveria shqiptare e deklaroi zyrtarisht “Park Kombëtar” lumin e Vjosës në të gjithë gjatësinë e tij dhe me të tri degët më të rëndësishme që e ushqejnë lumin e fundit të egër në Europë: Drino, Bënçë, Shushicë.

Dy vjet punë intensive, nga i gjithë ekipi i Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, nga specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, nga ekspertë vendas e të huaj, të organizatës Patagonia dhe IUCN, me të cilët, hap pas hapi, fshat më fshat, përshkuam të gjithë shtrirjen e mbretëreshës së lumenjve, për ta ruajtur të egër, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet që i ndryshojnë natyrën, por edhe për ta përgatitur për zhvillimin e qendrueshëm të ekonomive të zonës, nga Leskoviku e Çarshova e Përmetit deri në Këlcyrë e Tepelënë, Memaliaj e Fier, Vlorë e Gjirokastër, Dropull e Libohovë. Shumë mirënjohje për secilin prej jush.

E paimagjinueshme vite më parë kur nevojat ekonomike orientoheshin nga emergjenca e ditës, sot mbrojtja e mjedisit, ruajtja e biodiversitetit, zhvillimi i turizmit të qendrueshëm e afatgjatë është vizioni ynë. Faleminderit kolegëve të mi të qeverisë me të cilët morëm sot këtë vendim historik! Tani një punë tjetër e rëndësishme na pret në përgatitje të planit të menaxhimit dhe të përgatitjes së projekteve zhvillimore në shërbim të komunitetit.

Në datë 15 MARS, ju presim në Tepelenë aty ky Drino i jep dorën Vjosës, për të kurorëzuar sëbashku me miq e bashkëpunëtorë të Patagonias dhe IUCN (Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës) Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë – Vjosa

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al