• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Financial Times për Edi Ramën: Reputacioni i tij jashtë vendit është dëmtuar nga kontaktet me McGonigal

15/03/2023
Edi Rama feston sot ditëlindjen e 59-të!

Gazeta britanike “Financial Times” ka publikuar një artikull për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se reputacioni i këtij të fundit ka rënë ndjeshëm jashtë vendit, për shkak të kontakteve me ish-drejtorin e FBI, Charles McGonigal.

“Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është dëmtuar gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.

Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska”, thotë artikulli.

Gazetari Marton Dunai shkruan dhe për luftën ndaj krimit, drogën nga vendet e Amerikës Latine dhe kamerat spiune që u hoqën nga policia në Shkodër. Gjithsesi, fokusi kryesor i shkrimit mbetet rasti i McGonigal, që shkaktoi një furtunë zhvillimesh dhe në Tiranë.

“Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendon se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët.

McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225 mijë dollarë nga një oficer i inteligjencës shqiptare dhe më pas ka kaluar informacione nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare”, vijon artikulli i Financial Times.

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Juve feston në Tardini, 4 gola ndaj Parmës

VIDEO/ Juve feston në Tardini, 4 gola ndaj Parmës

01/02/2026
Klubi belg “i tregon derën” Hasit, zyrtarizohet largimi i trajnerit

Klubi belg “i tregon derën” Hasit, zyrtarizohet largimi i trajnerit

01/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al