• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mes tyre një i ri nga Tepelena, 4 shqiptarë ekstradohen nga Franca e Gjermania (Akuzat)

20/03/2023

Katër shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale do ekstradohen drejt Shqipërisë.

Sipas bluve:

-53-vjeçari Besim Gashi, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017 është kapur në Kosovë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.

-40-vjeçar Alban Memetaj, i dënuar me burgim pasi në vitin 2017 iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis, është kapur në Gjermani, me qëllim ekstradimin.
-Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi 30-vjeçari me iniciale E. C., nga Tepelena, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet;

-Në Francë, është kapur me qëllim ekstradimi 47-vjeçari Xhevahir Kuçi (Kuqi), nga Puka, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

✅Në Kosovë është kapur dhe ekstraduar drejt vendit tonë, një 53-vjeçar, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017.
✅Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi një 40-vjeçar i dënuar me burgim, pasi në vitin 2017, iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis.
✅Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi një 30-vjeçar, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet;
✅Në Francë, është kapur me qëllim ekstradimi një 47-vjeçar, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore kosovare, është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve europianë, u kapën dhe u arrestuan përkohësisht, si dhe vijojnë procedurat për ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasit:

Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis;

E. C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis;

Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Related Posts

RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur
Kryesore

RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

“Dua të divorcohem!”/ Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren në Këlcyrë, arrestohen burri, vëllai dhe xhaxhai i saj

05/02/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër paraqitet në SPAK: Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje (VIDEO)
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër paraqitet në SPAK: Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje (VIDEO)

05/02/2026
Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur

05/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Objektiv titulli kampion, nënkampionët e Kosovës përforcojnë mesfushën

ZYRTARE/ Objektiv titulli kampion, nënkampionët e Kosovës përforcojnë mesfushën

05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al