• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet fanella e re që kuqezinjtë do përdorin për EURO2024

24/03/2023
Zbulohet fanella e re që kuqezinjtë do përdorin për EURO2024

Kombëtarja kuqezi është futur në ditët e fundit përgatitore të ndeshjes me Poloninë që do të luaj ditën e hënë më 127 mars në Varshavë

Në këtë fazë të përgatitjeve trajneri Sylvinho ka filluar edhe truket e tij dhe një të tillë e përdori mbrëmjen e djeshme, ku pas njoftimit për seancën stërvitore me dyer të mbyllura në “Shtëpinë e Futbollit”, ai ka zhvilluar një ndeshje kontrolli në “Ebasan Arena”.

Ndërkohë në konferencën për shty të ditës së sotme ishin dy mesfushorët Klaus Gjasula dhe Ylber Ramadani.

Mesfushori i Darmshtadit në bundesligën 2 nuk është në gjendjen e tij më të mirë pasi është rikthyer vetëm pak ditë më parë me ekipin pas një dëmtimi të gjatë nga 30 shtatori i shkuar deri më 18 shkurt të këtij viti.
“Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha ok, por të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj nga minuta e parë. Do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët. Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë. Ne shkojmë në Poloni për të kapur maksimumin, por edhe një pikë është mirë”, u shpreh Klaus Gjasula.

“Mendoj se duhet të shkojmë ta marrim ndeshjen që nga fillimi me shumë seriozitet. Duhet të japim maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv. Secili trajner ka taktikat e veta, ose punën e vet. Por deri tani trajneri Silvinjo është shumë pozitiv. Na ka dhënë shumë përkrahje. Krijon shumë atmosferë në stërvitje”, tregon futbollisti Ylber Ramadani.

Në prag të këtij dueli, UEFA ka bërë me dije edhe arbitrat e sfidës. Ai që do të japë drejtësi në takim do të jetë slloveni Slavko Vinçiç. 43-vjeçari është ndër emrat e njohur të arbitrimit në Europë, teksa ishte kryesor në fitoren 7-0 të Manchester Cityt kundër RB Leipzig në Champions League një javë më parë.

Kryesori i këtij takimi ka qenë pjesë e ‘skuadrës’ së gjyqtarëve edhe e Kupës së Botës në Katar, ku ka drejtuar Uells apo Angli. Ndërkohë për këtë takim përfaqësuesja shqiptare do të ketë edhe uniformën e re të edicionit Euro2024, një uniformë ku bie në sy shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares.

Related Posts

Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit
Sport

Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

13/05/2026
Tenis/ 31 fitore radhazi, Sinner i pandalshëm, italiani barazon rekordin e Djokoviç

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar
Sport

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

13/05/2026
Perez shpërtheu në akuza, reagon edhe Barcelona: Do marrim masa
Sport

Perez shpërtheu në akuza, reagon edhe Barcelona: Do marrim masa

13/05/2026
“Final Four”/ Nga kampionati te Kupa, të shtunën dhe të dielën Vllaznia – Dinamo City & AF Elbasani – Egnatia në përballjet e shtata sezonale
Sport

“Final Four”/ Nga kampionati te Kupa, të shtunën dhe të dielën Vllaznia – Dinamo City & AF Elbasani – Egnatia në përballjet e shtata sezonale

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk dua fare ta komentoj!” – Heidi Baci mbyll njëëherë e mirë kapitullin me Romeon

“Nuk dua fare ta komentoj!” – Heidi Baci mbyll njëëherë e mirë kapitullin me Romeon

13/05/2026
Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al