• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mallkimi që ndjek Berishën!

07/04/2023
Frika nga arrestimi: Pse Sali Berisha po e përmend gjithmonë e më shpesh burgun?

Nga Dritan Hila

Një mallkim që e ndjek Berishën për 23 vjet është për Dame Audrey Francis Glover, gruaja që i ka prerë disa herë ëndrrat në mes Berishës. Një herë ishin zgjedhjet e vitit 1996 dhe pastaj ato të vitit 2015. Është me të vërtetë një Damë. Vjen nga një karrierë e ndritur përsa i përket të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve. Ka qenë shefe e OSBE-së dhe ka marrë pjesë në disa zgjedhje si shefe misioni jo vetëm në Shqipëri.

Është një këshilltare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë se Madhe. Është alergjike ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut dhe shkeljes zgjedhjeve. Në 1996-ën ajo ishte shefe misioni dhe denoncoi shkeljen dramatike të zgjedhjeve që u bënë në Shqipëri, manipulimin e tyre në mënyrë industriale.

Ishte një kohë kur Berisha ishte i bekuari i Perëndimit dhe kjo ishte goditja e parë që mori. Berisha kishte një të shkuar si përmbysës i komunizmit dhe kishte zhvilluar edhe referendumin kushtetues, që e kishte humbur, por që në vetvete ishte një referendum që pati defekte sa i takon procedurës së votimit. Në 1996-ën u mendua që ishte një komplot i majtë.

Madje Berisha dhe delfinët e tij u përpoqën të gjenin pjesëtarë të ekipit të OSBE-së që kishin një të kaluar majtiste ose komuniste. Por shefja e tyre është një damë britanike, e cila nuk mund të mendohet që ka një të kaluar komuniste. Damë Glover erdhi edhe në vitin 2015. Duhet thënë se nuk ishte ndonjë përkrahëse e flaktë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, por ishte një mjeke që bëri një roentgenoscopi të saktë sa i përket problematikave që ka Shqipëria. Berisha gjithmonë është përpjekur të krijojë rreth saj një mit sikur është armike e tij.

Duhet thënë që Berisha është shumë i vogël për të pasur armiqësinë e Glover. Të themi që ardhja e saj në Shqipëri është dhe një kujdes që ka treguar komuniteti ndërkombëtar. Sepse duke ditur që Rama e ka fushën pothuajse të lirë, mund t’i dalë procesi nga duart dhe Glover është një vëzhguese e saktë. Kjo është edhe një lloj garancie për opozitën, jo për atë të Berishës, por ndaj opozitës tjetër, atë të Alibeajt, të Dash Shehit.

Do të ketë një kujdes që mos grabiten votat e tyre. Duhet theksuar se jo paqëllim është zgjedhur Dame Glover. Berisha para dy ditësh sulmoi në mënyrën me të egër ambasadoren amerikane Yuri Kim. Është një sulm i pashembullt në historinë e Shqipërisë. Do thosha që edhe Enver Hoxha është treguar më i kujdesshëm kur ka sulmuar ambasadorët. Berisha e kaloi vijën e kuqe duket sulmuar ambasadoren amerikane, që t’i ke prona këtu.

Unë nuk besoj që i kanë prurë si kamxhik zonjën Glover në zgjedhjet e ardhshme, por besoj që kanë qenë nën kujdesin e vazhdueshëm që të nisin një person të rreptë, që është e certifikuar si e paanshme dhe në këtë mënyrë Berisha të ketë rezultatin që meriton. Besoj që nuk ka për të pasur ndonjë rezultat që do t’i lërë shqiptarët pa mend. Edhe sikur të votohet nga 80% e shqiptarëve, Berisha i ka hesapet e mbyllura.

Ka qenë një kohë kur qytetarët votonit 99% për udhëheqësin e tyre siç ishte rasti i Enver Hoxhës. Madje ka pasur edhe një sondazh të OSBE-së para 6 vjetëve, ku nxirrte që preferencat e shqiptarëve për Enver Hoxhën, ishin 53%. Por kjo nuk i zbeh Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përcaktuar se me cilën Shqipëri do të jenë. SHBA-të do të jenë me një Shqipëri demokratike. Do të jenë me një Shqipëri që ka zgjedhje të lira dhe jo me një Shqipëri që herë udhëhiqet nga një diktator dhe herë të tjera udhëhiqet nga një i paqëndrueshëm psiqikisht.

Në këtë rast nuk do të preferojnë dhe lejojnë një rikthim të Berishës në pushtet. Berishës po i vijnë mallkimet njëra pas tjetrës. I erdhi non-grata nga SHBA-ja, pastaj i erdhi nga Britania e Madhe, tani i vjen edhe një që e ka kripë në lëkurë Berishën dhe Berisha atë. Pra shefja e vëzhguesve, zonja Audrey Glover.(Dritare TV)

Related Posts

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al