Një aksident ndodhi ditën e sotme në Gjirokastër pranë kthesës së Viroit. Mësohet se dy automjete dhe një motoçikletë janë përplasur. Makinat kanë qenë me targë AA173FM (Audi) dhe AA925JY (Voswagen Polo). Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit. Shihni pamjet më poshtë që sjell Argjirolajm.net









