Dasma “Vip” e radhës ka vijuar ditën e sotme në Shqipëri me prezantuesen e njohur Marina Vjollca dhe reperin e famshëm kosovar, Getoar Selimi.
Pas shkëmbimit të unazave ata i kanë dhënë puthjen e dashurisë njëri-tjetrit, në ceremoninë e cila po zhvillohet në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare
Një dasmë me mbi 400 të ftuar ku në mesin e tyre dhe shumë personazhe publikë. Ata i thanë “po” njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme.
Marina është shfaqur tejet e bukur, me fustan të bardhë i cili është dizenjuar nga një stiliste nga Kosova. Ndërsa Getoari është shfaqur me një kostum të zi,