• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidati i PD në Libohovë: Tregojuni ca lëpirësve të pushtetit që venë nga frynë era se koha e tyre ka mbaruar dhe nuk do të ketë më zvarranikë që enden netëve për vota

13/05/2023
Kandidati i opozitës në Libohovë: Ne ofrojmë një ekip këshilltarësh elitarë dhe shërbim derë më derë për qytetarët

Nga Adil Xhelili

Mesazhi im për gjithë bashkëqytetarët e mi! Veçantërisht i drejtohem libohovitëve, njerëzve që të mirat e të këqijat i kemi ndarë bashkë. Të dashur miq! Të dielën më 14 maj ju do t’i drejtoheni kutive të votimit.
Pas 8 vitesh bashki hermetike, me votën TUAJ keni mundësi të çelni për të gjithë dyert e një institucioni që deri më sot ju ka parë vetëm politikisht.

Me votën tuaj mund të bëjmë një Libohovë të jetueshme për të gjithë, ku njësoj si Pazari dhe Hoxhollara, Çaushlinjtë, Agallinjtë, Çupreli, Kalistaja, Marina, Loçani, Teqe-Mëhalla, Linoi, Baillua, Teqe-Fusha të kenë rrugë të pastra,mirëmbajtje, ndriçim, kanalizime.

Në këto lagje jemi rritur e jetojmë, meritojmë vëmendje e dinjitet e jo mospërfillje si deri më sot. Me votën TUAJ më 14 maj i jepni një mësim të mirë politikës përçarëse të partisë-shtet që vendos politikën mbi familjen, që vendos vëllain kundër vëllait, që kërkon të mbajë peng pushtetin vendor duke përdorur njerëzit me dosje hetimore, që shkel me këmbë çdo parim e çdo normë njerëzore veç për politikë.

Me votën TUAJ më 14 maj u tregoni ca lëpirsve të pushtetit që venë nga frynë era se koha e tyre ka mbaruar dhe nuk do të ketë më zvarranikë që enden netëve për vota për interes të tyre.

Me votën TUAJ mund të zgjidhni të jemi dinjitozë, të përkushtuar ndaj njerëzve e jo ndaj partisë, të punojmë për bashkëqytetarët tanë e jo për politikën e qelbur të deritanishme. Ju keni në dorë të bëni NDRYSHIMIN!  Mos harroni JU dhe çdo nepravishnjot,zagorit, labovit, sujot, bulot, stegopulit:

Libohova u shpopullua e u varfërua falë këtyre pushtetarëve.
Nepravishta u la në harresë e pa asnjë investim.
Zagoria u la pa rrugë, drita, ujë e pa asnjë shërbim publik.
Suha mbeti peng i politikës dhe u tallën me të sa deshën.
Labova u zaptua nga ndërtime pa leje dhe u la pa rrugë lidhëse me Labovën e Sipërme.
Bulua mbeti njësoj pa shërbime si 10 vjet më parë.
Stegopuli i coptuar e i harruar.

NDAJ, për këto e shumë të tjera, ju ftoj të votoni masivisht të dielën më 14 maj për NDRYSHIMIN, është shansi i vetëm që keni në dorë, të bëjmë një kthesë të fortë në përmirësimin e jetës së familjeve tona. Unë besoj te gjykimi juaj dhe mençuria libohovite do të vulosë FITOREN më 14 maj. Krah më krah si gjithmonë! Bashkë Fitojmë!

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katy Perry humb betejën ligjore për emrin në Australi!

Katy Perry humb betejën ligjore për emrin në Australi!

12/03/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Tirana përgatitet për Bylisin, Shehi ka dilema në sulm pas largimit të lojtarit

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al