• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mos i kërkoni Berishës të pamundurën!

18/05/2023
Berisha: Kur të vij në pushtet ujin do ta keni falas

Nga Dritan Hila

Sali Berisha ka deklaruar vjedhjen e zgjedhjeve. Natyrisht nuk ka forcë të deklarojë mosnjohjen e tyre pasi asnjë nga kryetarët e zgjedhur nuk do ta dëgjonte. Edhe nëse e dëgjonte, Edi Ramës nuk i prish punë pasi i zëvendëson menjëherë me administratorë. Të gjithë bashkë administrojnë 50 mijë banorë që rezultojnë në gjendjen civile.

Politikanë të së djathtës po i kërkojnë dorëheqjen, së bashku me disa nga shoqëria civile.
Këtë lojë bëjnë mirë t’ia kursejnë vetes.

Zgjedhjet natyrisht që nuk u vodhën dhe këtë e di edhe Sali Berisha. Natyrisht që Saliu do t’i deklaronte të vjedhura pasi është e vetmja alibi që të mbajë partinë dhe të ketë një farë legjitimiteti formal.

Kjo tezë iu duhet edhe ndjekësve të tij sikurse edhe ushtarëve të tij mediatikë, pasi nuk kanë argument tjetër që të rrinë në treg. Madje këta të fundit kanë krijuar tezën zbavitëse se janë votuar nga 40% e elektoratit.

Në fakt duhet të jenë të mërzitur pasi herën e shkuar llogaritën 85%, ku futën edhe 50% që janë jashtë dhe nuk votojnë kurrë.

Saliu nuk e lëshon partinë pasi nuk e ka bërë që ta dorëzojë; nuk e lëshon sepse nuk ka kujt t’ia lëshojë pasi nuk ka një talent me mendim politik në radhët e tij përveçse ca kopjeve të këqija të tij. Mendoni që mund t’ia lërë Spahos, Këlliçit, Nokës, apo kujtdo qoftë?!

Nuk e lëshon jo sepse ka frikë mos i bëjnë gjë amerikanët pasi nëse ata do ia vënë syrin ta qërojnë, nuk e mbron dot një tufë kaçakësh; sikurse nuk e mban se ka shpresë të fitojë. E mban sepse partia është një biznes shumë i mirë edhe ekonomik dhe një e kaluar kohe fitimprurëse në vend se të luajë domino në lagje, pasi shokët ose i kanë vdekur ose i ka vdekur.

Kështu që lëreni rehat atë dhe publikun. Tashmë Foltorja dhe Partia e Lirisë janë thjesht biznese me person fizik ku 100% të aksioneve i kanë edhe titullarët. Si në çdo biznes të falimentuar, të tjerët janë ose kushërinj të punësuar sa për një rrogë ose nëpunës pa status.

Saliu dhe Meta do rrinë në ato parti derisa të vdesin edhe sikur mos të prodhojnë qoftë edhe një deputet. Sepse tashmë nuk bëjnë për asnjë punë tjetër: Saliu as për sanitar spitali dhe Meta as për llogaritar.

Related Posts

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026
“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës
Kryesore

“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al