• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush është zyrtari i lartë grek që i shkoi sot në qeli Fredi Belerit

19/05/2023
Kush është zyrtari i lartë grek që i shkoi sot në qeli Fredi Belerit

Ndërkohë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në qelitë e paraburgimit në Vlorë dhe dosja hetimore ndaj tij i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë Speciale, Greqia këmbëngulë për lirimin e tij.

Në kuadër të angazhimeve të shumta që autoritetet greke kanë bërë ditët e fundit që pas arrestimit të Belerit nën akuzën e blerjes së votave, në Vlorë shkoi këtë të enjte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Theoharis Lalakos.

Ai nuk preferoi të bënte ndonjë koment pas qëndrimit përreth 15 minuta me Belerin. Beleri është vizituar më herët edhe nga zyrtarë të tjerë grekë përfshirë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, e angazhuar intensivisht që prej arrestimit të Belerit një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

Krahas angazhimit të drejtpërdrejt, Athina zyrtare ka qenë e ashpër edhe në deklaratat e saj publike duke i kujtuar Shqipërisë se procesi i integrimit kalon përmes respektimit të minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkaq, mbrëmjen e së mërkurës, kryediplomati grek, Nikos Dendias ishte i qartë në kërkesën e tij, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Belerit.

“Duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi midis të tjerash ai në tv grek Star.

Gjithashtu, Nikos Dendias bëri të ditur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës. Gjithashtu ai do të marrë pjesë edhe në një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim derisa ai zgjidhet. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai. Beleri u arrestua për blerjen e 8 votave, ndërsa Gjykata e Vlorës e la atë prapa hekurave.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

21/12/2025
Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al