• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erdogan përgjigje Amerikës: Diktatorët nuk shkojnë në balotazh

21/05/2023
Erdogan përgjigje Amerikës: Diktatorët nuk shkojnë në balotazh

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zgjodhi t’i shmangej një pyetjeje të CNN lidhur me një përpjekje të mundshme amerikane për ta larguar nga pushteti. I pyetur nëse beson se Uashingtoni po përpiqet ta rrëzojë atë, ai u përgjigj duke kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se e shikon atë si diktator:

“Si mund të jetë diktator dikush që shkon në balotazh në vend që të [fitojë] zgjedhjet në raundin e parë? Ky është realiteti.

Nuk ka asnjë të burgosur në Turqi që vuan dënim për idetë e tij. Unë kam qenë i burgosur për leximin e një poezie. Si një njeri që e ka provuar këtë, e them me bindje se nuk do të shkojë njeri në burg për bindjet politike dhe besimin fetar”.

Erdogan tha se nëse rizgjidhet, ai do të punojë me Biden ose këdo tjetër që merr kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa kritikoi SHBA-në dhe aleatët e saj për qëndrimin e tyre ndaj Rusisë, duke thënë se Perëndimi nuk po merr një “qasje të ekuilibruar” në marrëdhëniet e tij me Rusinë.

Ai shtoi se Turqia ka një “marrëdhënie të veçantë” me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndihmoi në zgjatjen e marrëveshjes së grurit. Erdogan tha se politika e jashtme e pavarur e Turqisë mbështetet në lidhjet e ngushta me Moskën. “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”.

Ai theksoi se në rast të një tjetër mandati, asgjë nuk do të ndryshojë në politikën e jashtme dhe e motivoi këtë vendim me rezultatet e arritura deri tani.

Një javë më parë, gjatë një takimi elektoral në Stamboll, Erdogan tha se presidenti amerikan po punon për largimin e tij nga pushteti:

“Biden dha urdhrin për të rrëzuar Erdoganin, unë e di këtë. Të gjithë njerëzit e mi e dinë këtë”.

Erdogan iu referua deklaratave të bëra nga Biden në janar 2020, kur tha se Uashingtoni duhet t’i inkurajojë kundërshtarët e tij që ta mposhtin atë në zgjedhje, në vend që ta rrëzojnë me grusht shteti. Ankaraja më vonë i dënoi këto komente si ndërhyrje në politikën e brendshme.

Erdogan kërkon mandatin e tij të tretë radhazi si president. Në zgjedhjet e 14 majit, ai mori më shumë vota se rivali, por nuk arriti shumicën absolute të nevojshme për të fituar në raundin e parë. Ai tani do të përballet me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e 28 majit.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al