• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Shkodra në Sarandë, policia bën “namin” me mbi 1 mijë gjoba dhe rreth 100 patenta të hequra

22/05/2023
Nga Shkodra në Sarandë, policia bën “namin” me mbi 1 mijë gjoba dhe rreth 100 patenta të hequra

Mbi 1 mijë gjoba janë vendosur gjatë fundjavës nga punonjësit e policisë rrugore gjatë monitorimit të akseve të vendit nga Hani i Hotit e gjer në Sarandë, në ato që janë identifikuar si zona problematike.

Gjithashtu policia bën me dije se janë pezulluar rreth 100 patenta, për shkelje nga më të ndryshmet si tejkalim i shpejtësisë dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit rrugor, me pajisjet inteligjente.

Radarë automatikë, makina inteligjente dhe dronë edukues, nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë 48 orëve të fundit, kanë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksion plotësues, 39 drejtues mjetesh.

Tashmë ka filluar kthimi në drejtim të Tiranës dhe të Morinës dhe për rrjedhojë, në akset kryesore nacionale ka fluks të shtuar.

Drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe rrugët alternative për të hyrë në Tiranë në rast se ka fluks të shtuar në akset kryesore nacionale që lidhen me Tiranën.

Drejtuesit e automjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në rast se përballen me ngadalësim të lëvizjes së automjeteve për shkak të fluksit.

Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk u thirr nga Maran për sfidat e Nëntorit, Indrit Tuci përgjigjet me golin e radhës – Balkanweb.com – News24

Nuk u thirr nga Maran për sfidat e Nëntorit, Indrit Tuci përgjigjet me golin e radhës – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
ATP Paris/ Alcaraz eleminon amerikanin Fritz 2-1, spanjolli kualifikohet pas një përballje spektakolare

ATP Paris/ Alcaraz eleminon amerikanin Fritz 2-1, spanjolli kualifikohet pas një përballje spektakolare

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al