• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjela: Po ku ka grekë në Himarë o ditëzinj…Beleri një palaço antishqiptar. SPAK ka prova se nga kush është financuar

23/05/2023
Akoma duhen besuar këta injorantë, që kanë lidhur besën për të vjedhur?

Spartak Ngjela ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ pas vendimit që Beleri duhet të qëndrojë në burg.

“Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke”, është shprehur avokat Ngjela duke hedhur dyshime në çështjen Beleri.

Postimi i plote i Ngjelës:

Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar? Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu? E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare?

Por… Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke. E bukur do të jetë po të dalë kjo. Por edhe e turpshme, sigurisht.

Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!! Aaa, po, ka të blerë si Beleri… Dhe kjo është qesharake. Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri. Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën. SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim.

Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë? Sigurisht që po… Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari. E pra, “këtu fle lepuri”, thonë shumë bukur në Gjirokastër për një çështje të fshehur. Prandaj të presim.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al