• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

40 vite mbi këpucë – Rrëfehet këpucari më i vjetër i Sarandës: Shishen e ngjitësit kujtim nga komunizmi, e ruaj prej 4 dekadash

31/05/2023
40 vite mbi këpucë – Rrëfehet këpucari më i vjetër i Sarandës: Shishen e ngjitësit kujtim nga komunizmi, e ruaj prej 4 dekadash

Hazbi Seitin e njohin të gjithë në Sarandë. Ai është këpucari më i vjetër i qytetit. Këtë punë e nisi kur ishte 18 vjeç dhe prej 40 vitesh nuk është shkëputur asnjëherë.

“E kam filluar zanatin në vitin ’85. Tek ustalarët e vjetër të qytetit e kam mësuar. Në vitet ’90 që u prish sistemi kaluam çdo gjë në punët tona. Unë vazhdova, shokët emigruan. Unë vahdova zanatin pa shkëputje.”, tregon ai.

Hazbiun e gjetëm në punishten e tij të vogël, ku punon me orë të gjata çdo ditë. Lumturinë ky profesion ia jep kur merr vlerësime nga klientët.

“Isha i detyruar që u futa në këtë zanat. E nisa me dëshirë dhe e vazhdoj akoma. Rreth 40 vite ky zanat. Është zanat i bukur, kemi marrë lavdërime nga njerëzit shumë. Kur e bën me kënaqësi nuk ndjen lodhje. Ndjen gëzim kur klienti ikën i kënaqur.“, thekson Seiti.

Mjetet e punës janë më të rëndësishmet për një këpucar, por për të kjo shishe është e veçantë.

“E përdornim për të mbushur qumësht dhe kos në komunizëm, tani e përdor për të mbajtur ngjitësin e këpucëve. E kam mbajtur, më kujton fëmijërinë. 40 vite duke hedhur mastic tek ajo shishe, na është bërë si shok.“, shton Seiti.

Hazbiun ndjen keqardhje që të rinjtë nuk kanë interes për ta mësuar dhe profesioni i tij po zhduket.

“E ardhmja e kësaj pune është shumë e vështirë me këtë rini. Kam folur me të afërm që tua mësoj zanatin, por nuk ka interes nga asnjë. Është fatkeqësi që ky zanati jonë të humbasë.”, u shpreh ai.

Hazbi Seiti nuk zgjodhi të emigrojë asnjëherë. Profesionin që i ka siguriuar të ardhurat gjatë gjithë jetës thotë se do të vazhdojë ta ushtrojë./Abc

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al