• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia Rrugore bën “namin”, pezullohen 155 patenta brenda 48 orëve dhe vendosen mijëra gjoba (VIDEO)

03/06/2023
Policia Rrugore bën “namin”, pezullohen 155 patenta brenda 48 orëve dhe vendosen mijëra gjoba (VIDEO)

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 155 leje drejtimi, janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje rregullash, si dhe janë konstatuar parakalime të gabuara e të rrezikshme dhe shpejtësi tej normave.

Gjithashtu Policia Rrugore ka pezulluar 21 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit 48 drejtues mjetesh.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore/Intensifikohen kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane duke përdorur mjetet inteligjente.

Nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, radarë automatikë, makina inteligjente, Poliscan dhe dronë edukues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

– 154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;

– 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;

– 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Janë konstatuar parakalime të gabuara dhe të rrezikshme, burim i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore, shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtues automjetesh që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit te automjeteve, drejtues automjetesh që nuk vendosin rripin e sigurimit etj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

– 553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

– 598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;

– 334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;

– 513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;

– 127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar nga Poliscan, makinat inteligjente dhe radarët automatikë, me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 123 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga rruga e Kombit deri në Sarandë.

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore kanë pezulluar 21 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksion plotësues, 48 drejtues mjetesh.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al