• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dikur s’kishte ku të “fuste kokën”, tani e reja ka biznesin e saj me vlerë 25 milionë dollarë

06/06/2023
Hannah Drury, pasuria, biznesi, hetimet

Një grua që më parë flinte në një dyshek portativ në magazinën e saj sepse nuk mund të paguante qiranë, tani drejton një biznes disa milionë dollarësh.

Australiania Hannah Drury nuk mund të paguante për një çati mbi kokë gjatë kohës që punonte për të ngritur kompaninë e saj të qirinjve me aromë menteje ‘Peppermint Grove Fragrances’, një ide që i kishte lindur gjatë pushimeve të kaluara në Hong Kong.

Pasi u largua nga puna e saj si specialiste marketingu në Sydney, Hannah investoi çdo para që kishte në biznesin e ri, dhe detyrohej të flinte në punishten e saj të vogël që kishte marrë me qira në zonën Southern Highlands.

Tashmë 33-vjeçarja punonte asokohe 18-orë për qirinjtë me aromë deh pas një viti puna e saj nisi të jepte rezultatet.

Tashmë 10 vjet më pas, kompania Peppermint Grove është një grup me vlerë 25 milionë dollarë që shet rreth 100 000 produkte në muaj.

“Është e pabesueshme të mendosh sesi nisi gjithçka dhe ku është tani”, thotë Hannah për rrjetin vendas news.com.au.

“Është e vështirë të mendosh sesa shumë është përhapur firma. Kemi bashkëpunëtorë në 15 vende nga Australia, Zelande e Re, Singapori, Japonia, Korea, Britania dhe vendet arabe.”

Hannah ishte frymëzuar për të krijuar aroma shtëpiake me çmime të përballueshme.

“Mua më pëlqejnë aromat dhe shpërndarësit e tyre por gjithnjë u fshihesha pasi në treg kishte shumë firma të reklamuara fuqishëm. Unë u nisa të krijoja objekte që të ishin dhe si dekor i shtëpisë përveç aromatizuesit”.

“Biznesi kërkonte orë të gjata pune dhe fillimisht nuk mund të përballoja qiranë, por vendosmëria është çelësi.”

Kompania Peppermint Grove e nisi fillimisht me qirinj soje, por tani është zgjeruar për të krijuar dhe produkte vaske dhe kujdesi trupor. Hannah krijoi më tej një biznes të dytë në 2018, Moss St. Fragrances, për qirinjtë e luksit dhe kujdesin trupor.

Tashmë pas gati një dekadë pune Hannah punëson 120 anëtarë stafi, edhe pse suksesi ka pasur kostot e tij.

“Unë ende jetoj me zyrën dhe kur shkoj me pushime puna është përsëri me mua,” shpjegon ajo.

“Por gjithsesi jam mirënjohëse dhe falënderoj stafin tim, klientët e furnizuesit që kishin besim te unë”.

“Nëse nuk je i sigurt për diçka, fol, kërko këshilla ose opinione, por gjithmonë ndiq atë që të thotë instinkti yt gjatë rrugës”, këshillon biznesmenia.

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

13/09/2026
Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al