• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-gruaja merr vajzën pa dijeninë e të atit në Greqi, polici kufitar thotë se nuk e pa nga fluksi dhe e kaloi

08/06/2023
Ish-gruaja merr vajzën pa dijeninë e të atit në Greqi, polici kufitar thotë se nuk e pa nga fluksi dhe e kaloi

Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korçës, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”, pasi ish-bashkëshortja e tij Flutura Manuka ka kaluar vajzën e mitur 12-vjeçare në pikën kufitare të Kapshticës pa dijeninë e të atit.

Ajo nuk është autorizuar më një prokurë nga Malushi për të nxjerr vajzën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Manuka pohon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme për sa i përket dokumenteve.

“Thjesht provova fatin, në kufi nuk na kontrolloi njeri dhe nuk më kërkuan prokurë”, thotë ai.

Malushi tregon për Fiksin se që prej tre vitesh kanë qenë të divorcuar dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë korrekte për ditët e takimit të vajzës dhe kujdesin e përbashkët deri më datën 10 gusht 2022, kur zonja Flutura Manuka mori vajzën për ta dërguar në Greqi pa dijeninë e tij. Bledi thotë se sapo është njohur me situatën, dy ditë më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë ku dhe ka konstatuar kalimin e vajzës.

Më pas, çështja kaloi në prokurori, ku prokuror i çështjes Dashnor Nure, me datën 16 mars 2022 vendosi mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e “Marrjes së fëmijës pa të drejtë”. Në njoftimin e prokurorit, thuhet se është e qartë vepra penale e mbajtjes së fëmijës pa të drejtë, por sipas Kodit të Procedurës Penale i dëmtuari duhet t’i drejtohet direkt gjykatës. Pasi këtë të drejtë, shprehet prokurori, ia jep ligji si palë e dëmtuar.

Kështu që qytetari iu drejtua Gjykatës Korçë, ku gjyqtarja Luljeta Kole me datë 01 shkurt 2023 vendosi ta quajë të pavlefshëm kallëzimin e qytetarit për “Marrje të padrejtë të fëmijës”, kjo pasi e akuzuara Flutura Manuka nuk ishte gjetur në adresën e shënuar në fletëthirrjen e gjykatës. Pra atë që gjykata nuk e gjeti dot, gazetarët e Fiksit e gjetën fare thjeshtë në rrjetet sociale dhe komunikuan me të. E akuzuara u shpreh se e ka kaluar vajzën pa një prokurë dhe këtë dokument polici në pikën kufitare nuk ia ka kërkuar.

Ajo tregon se ka qenë me të motrën në makinë dhe se ishte fati i vajzës që kaloi. “Ishte fati vajzës, pasi kam qenë në makinë me motrën , polici na pyeti familjare jeni , i thamë po dhe kaluam“, shprehet ajo në telefonatën që pati me gazetarët e Fiks Fare.

Bledi dhe bashkëpunëtorët e “Fiks Fare” i drejtohen Policisë Korçë ku punonjësit i thonë se vajza ka kaluar në pikën kufitare Kapshticë, gjë që tregon se ka kaluar brenda rregullave. Më pas, denoncuesi bashkë me bashkëpunëtorët i drejtohen pikës kufitare Kapshticë, ku takojnë vetë policin që ka bërë kalimin e fëmijës.

“Kam qenë unë atë ditë që e kam kaluar, nuk ka patur një prokurë, zonja ka shfrytëzuar fluksin e atyre ditëve, është gabim njerëzor nga ana ime, do të ndihmoj ta çojmë çështjen deri në fund dhe që zonja të ta sjellë fëmijën. Mua më digjet karriera dhe këtë gjë e kam bërë pa dashje. Ka patur dhe raste të tjera, por prindi tjetër ka ardhur e ka kërkuar pas disa ditësh këtu dhe ne kemi njoftuar palën greke dhe fëmijën e kanë kthyer mbrapsht”, pohon polici kufitar./ Fiks Fare.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al