Përdoruesit e Instagramit janë përballur me probleme gjatë orës së fundit. Shumë e kanë të vështirë të rifreskojnë kryefaqen e tyre, e cila ose nuk ngarkohet, ose kërkon shumë kohë. Po ashtu, ka të tjerë që e kanë të vështirë që të qëndrojnë të loguar në llogarinë e tyre.
Sipas Downdetector, deri në orën 08:00 të mëngjesit ka pasur mbi 40 raportime për një problem me aplikacionin. Por megjithatë ende nuk dihet se nga vjen problemi.