Kryebashkiaku i ri i Finiqit, Romeo Çakuli, ka bërë sot betimin në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Gjatë fjalës së tij të shkurtër, Çakuli tha se ai nuk është njeri i shumë fjalëve, por i punës, madje edhe kjo e sotmja ishte dita e parë që ai kishte vënë kravatë. “Herë tjetër s’do të më shihni me kravatë”, tha Çakuli. Në vijim ai theksoi se do të jetë një kryebashkiak i të gjithëve, pa bërë asnjë dallim të atyre që e votuan apo nuk e besuan. I pranishëm për t’i dorëzuar detyrën ishte edhe paraardhësi i tij, Kristaq Kiço. ©argjiroja.net