Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të Arben Ahmetaj i cili ndodhet në pikën kufitare të Kakavijës. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Hoxha ka deklaruar se fotoja është bërë ditën e premte dhe ish-zëvendëskryeministri ka udhëtuar drejt Greqisë. “Ditën e premte në mesditë ka qenë në Kakavijë ka kaluar për në Greqi. Gjatë kësaj kohe Ahmetaj ka hyrë dhe ka dalë nga vendi pa asnjë lloj problemi pavarësisht hetimit”, tha Hoxha.










