Policia e Gjirokastrës ka reaguar përmes një njoftimi për mediat pas zjarrit në Libohovë te fabrika e lëngjeve.
Libohovë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, ka rënë zjarr në një fabrikë dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









