• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Auron Tare i kujton Erion Braçes: Ke votuar që të marrin Butrintin ata që na quajnë komb barinjsh

07/08/2023
Auron Tare i kujton Erion Braçes: Ke votuar që të marrin Butrintin ata që na quajnë komb barinjsh

Ish-zv.kryeministri Erjon Braçe ka postuar një foto që ka bërë bujë dhe ka kërkuar fonde për gërmime. Bëhet fjalë për një thesar arkeologjik që ndryshon historinë, sipas Braçes.

Shkruan ai:

“Kjo statujë kalorësi mbi kalë ka 2500 vite që është e jona! Babunja që përmendin këta, here si fshat e here si “mbrapa-toka” e bregut ilir, nuk është asgjë më shumë se Arnisa e vjetër ose Divjaka e sotme.

Nuk është Lushnja, por Arnisa. Ose më thjeshtë për ju është Divjaka!

Por ajo qe ka me shume rendesi ka te bej me faktin se Kodra e Arnisës ka ne brendesi te saj Histori dhe Qytetërim mbi 2500 vjeçar!

Ajo KODER, ndryshon teresisht fatin e Divjakes! Nese duam nje gje nga QEVERIA me buxhetin e ri, ai është fondi për të gërmuat Kodrën e Arnisës dhe për të zbuluar Qytetërimin aty…”

Pasi ka postuar tektin e mësipërm dhe dy foto të statujës së vogël, komentet poshtë postimit kanë qenë të shumta. Mes tyre bie në sy reagimi i ish-deputetit Auron Tare.

Tare i hedh ujë zjarrit të Braçes dhe i kërkon atij që fillimisht të bëjë një ndjesë publike.

Shkruan Tare:

“I dashur Erion, i dashur Deputet i zones ku eshte zbuluar kjo statujëzë. Perpara se te mburremi te gjithe se bashku duhet te dish dicka. Shqiperia jone pra juaja dhe e imja nuk ka asnjë, dmth ZERO laborator per restaurimin e ketij artifakti; as mijëra të tjerave qe jane zbuluar ketyre dekadave.

Në 10 vite ku ne te dy jemi pjese e mazhorances qe i premtoi Shqiperise shume te mira, nuk kemi mundur te bejme asgje qe kjo statuetë e mrekullueshme te kishte mundesinë të restaurohej ne vendin ku u zbulua.

Në këta 10 vjet shume para jane derdhur lume per koncerte apo gjera te tjera pa asnje vlere per trashegimine kulturore dhe nuk jane gjetur dot asnje kacidhe per te krijuar nje Laborator per te restauruar keto kryevepra me te cilat sot ju po mburreni.

Specialistet e mrekullueshem te restaurimit jane zhdukur apo rrine rrugeve pasi nuk kane mundesi te kontribuojne per kete “zanat” shume te rendesishem ne fushen e Trashegimise.

Per kete arsye statueta e Arnises antike sot eshte ne Kalifornia dhe jo ne Tirane pasi Tirana nuk e mban dot, nuk e restauron dot dhe fatkeqesisht si gjithmone merr rruget e kurbetit pasi ne jemi te paafte per ta mbajtur ketu dhe per t’i treguar botes mrekullite e kultures tone.

Prandaj postimi juaj i sotem duhet te ishte nje ndjesë e madhe per pamundesine qe ne kemi per ta mbajtur ketu Kaloresin e Arnises antike dhe te na vije turp qe ai rrezaton driten nga Kalifornia e larget dhe jo nga kryeqyteti i Shqiperise.

Mos harro, i dashur Erion, doren e ngritur qe Butrinti kryevepra jone e Trashegimise Kulturore t’u jepej ne administrim atyre qe sot na quajne komb barinjsh qe nuk kemi pasur asnje lidhje as me Butrintin dhe as me Arnisen per te cilen ti sot po shkruan me kaq admirim dhe mburrje.

Prandaj nëse me te vertete ke ndopak ndjesi per kete Statujëzë apo per Arnisen antike nise me nje ndjese te thelle publike per moskokecarjen ndaj Trashegimese Kulturore dhe per voten Tuaj kunder Butrintit në Parlament”.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al