Një 19-vjeçar me orgjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Mediat e huaja raportojnë se i riu është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit në Itali, ndërsa theksohet se viktima kishte shkuar me pushime në Salento. Kanë qenë disa pushues që kanë dhënë alarmin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.









