• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vërteta e madhe e Shqipërisë

07/08/2023
Shqipëria po zbrazet/ Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Nga Alba Malltezi

Sekretarja besnike e Faik Konicës, Charlotte Graham, pas vdekjes së shpejtë dhe të papritur të shqiptarit të mirënjohur, në mëngjesin e ftohtë të 15 dhjetorit 1942, në apartamentin e vogël ku Faik Konica jetonte me qira në Uashington, do t’i thonte kështu doktor Robert Odenit, kur ai e pyeti nëse Konica kishte familjarë dhe të ardhura si garanci për funeralin e tij: “Faiku kishte 15 dollarë dhe 54 cent në apartamentin e tij…”

Nëse lexojmë për Faik Konicën, si në librin e çmuar të Ilir Ikonomit, si dhe në të tjera biografi apo dëshmi të shkruara për shqiptarin më të famshëm të kohëve në SHBA, do të lexojmë një jetë plot kontradikta dhe konflikte publike, personale, si me Fan Nolin, sidomos me Kostë Çekrezin, aludime dhe flirtime me fashistët e Musolinit, marrëdhënie kontradiktore me Ahmet Zogun, letra anonime sulmuese mes bashkëatdhetarësh që bëjnë zhurmë në krahasim me thelbin: Një jetë në shërbim të çështjes shqiptare, të rimëkëmbjes së Shqipërisë.

Në bërthamën e të vërtetës së madhe, Konica ishte shqiptari i mrekullueshëm, i ditur, elegant, ndërtues i Shqipërisë së re, pronar i 3000 librave (sot të zhdukur), dhe 15 dollarë e 54 centëve. Kjo është e vërteta e madhe e tij.

E vërteta e tij përkon pikë për pikë me atë të Shqipërisë, e cila sot, po shpalos para vetë shqiptarëve, por edhe të huajve, bukuritë më të thella të saj: ujët e kulluar që nxjerr nga thellësia, malet si kurorë mbretërore, detet e një freskie e pastërtie transparente, lumenj e liqene të një thellësie dhe ngjyrash marramendëse. Kjo është e vërteta thelbësore e Shqipërisë, e cila bëhet gjithnjë e më e dukshme, sa herë që bijtë e saj e ulin polemikën, sherrin, goditjet e padrejta reciproke, që do t’i marrë era. E gjitha sa mbetet dhe do të mbetet kur flasim për Shqipërinë, është dhe do të jetë bukuria prekëse dhe mikpritja e shqiptarëve të thjeshtë, një tjetër bukuri kjo e rrallë, e ngrohtë, e vërtetë.

Të shkosh në thelbin e të vërtetës së njerëzve, por edhe të vendeve, nuk është përherë e lehtë. Zakonisht e tashmja i vesh të gjithë me tymnaja të panevojshme, me cmira e vogëlsira të tjera të veseve njerëzore. Eshtë e vërtetë që disa elita të plastifikuara, pasurigrumbulluese e zhurmëbërëse bëhen me zor protagonistë të së tashmes. E megjithatë, ka momente, si në këto vite në Shqipëri, kur qielli qartësohet dhe kush dëshiron, kush ka vullnet, mund të shohë qartë dhe mirë të vërtetën e madhe: Shqipëria dhe shqiptarët janë përmirësuar!

Nuk duhet pritur si me të madhin Konica, pasvdekjen e tij, që të mësojmë se shumë njerëz përreth, vetë vendi ynë, është i një bukurie të rrallë, i një korrektësie mbresëlënëse, i një ringjalljeje epokale. Pyetja është e thjeshtë: Kush nga ne dëshiron të jetë dëshmitar i kësaj të vërtete të madhe?

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

04/05/2026
VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al