• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arlind Qorri: Opozita përbëhet nga dordolecë dhe pazarxhinj, më thoni një emër oligarku që ata përmendin

08/08/2023
Arlind Qorri: Opozita përbëhet nga dordolecë dhe pazarxhinj, më thoni një emër oligarku që ata përmendin

Drejtuesi i lëvizjes “Bashkë” Arlind Qorri ka lëshuar një “shuplakë” të fortë ndaj opozitës “farsë” të Sali Berishës, duke i quajtur ndër të tjera “pazarxhinj” që nuk hapin gojën për të denoncuar krimin më të madh ambiental që po i bëhet Tiranës me ndërtimin e kullës më të lartë te lulishtja pas “Operas”.

Në një deklaratë në “Breaking” në Top Story, Qorri ka thënë se opozita e Sali Berishës nuk ka guxim të përmendë një emër oligarku, dhe nuk ka denoncuar jo vetëm “Kullën Mal”, pas të cilës flitet se qëndron vetë, por as edhe përbindëshat e tjerë të betonit që po ngrihen në Tiranë.

“Janë parti të vjetra, të kalbura, të kompromentuara. Që zoti Berisha nuk tha për një prek krimeve më të mëdha në Tiranës, nuk është e re. Më thoni ju mua kur ka reaguar Berisha, për kullat që pondërtohen apo janë ndërtuar.

Kur ka reaguar për kullën që ende po ngrihet te ish-këndi i lojërave, “7-xhuxha”. Kjo është një opozitë formale që ndan para me pushtetin nën rrogozë, edhe me oligarkët.

Berisha bën beteja kozmike të themi me SHBA, George Soros, dhe nuk ka guxim për një prej krimeve që po bëhet sot në mes të gushtit”, deklaroi Qorri.

Sipas tij, Berisha dhe Edi Rama janë partnerë me oligarkët ndërtues në Tiranë, çka tregon se ata janë dordolecë në opozitë.

“Sali Berisha, njëlloj si Edi Rama është partner me këta që ndërtojnë. Fakti që ajo parti nuk ka asnjë qëndrim publik, asnjë kundërshti.

Fakti që ata bënë një fushatë dhe nuk guxuan të përmendin një emër, as Berisha, as Belind Këlliçi. Ata janë thjeshtë dordolecë. Siç kemi dordolecë në pushtet, kemi edhe në opozitë”, përfundoi Arlind Qorri.

Related Posts

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Kryesore

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

04/11/2026
Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin
Kryesore

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

04/11/2026
BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027
Kryesore

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur
Kryesore

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

04/11/2026
Kryesore

Veliaj-Ramës: Në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu

04/11/2026
As sot s’ka vendim për Veliajn, shtyhet gjyqi për nesër
Kryesore

Veliaj i ashpër sërish me Ramën: Turp që merret vetë me internimet, nuk i organizoj unë protestat dhe as më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Starvo Pilo, “vrasësi” i “bigëve” në Champions, pas Man.City tërbon edhe Real Madrid (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Starvo Pilo, “vrasësi” i “bigëve” në Champions, pas Man.City tërbon edhe Real Madrid (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al