• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjergj Luca, si “kokë e mafias”

08/08/2023
Gjergj Luca, si “kokë e mafias”

Nga Habjon Hasani

Ndoqa Gjergj Lucen qe shkoi ne SPAK per te kallezuar penalisht dy gazetare. Mendoj se ai mund ta kishte kryer kete veprim ne nje menyre dhe me pak ekzibicioniste, ne diskrecion, por duke njoftuar per veprimin e tij mediat me nje status publik.

Duke qene se kete njeri nuk e njoh, nuk me lidh asnje gje, dua te them disa gjera, pasi aktin e tij e shoh shume te lidhur me probleme shume te rendesishme te zanatit tim.

Se pari njehere e simpatizoj ne distance, se ne ndryshim nga biznesmenet e tjere te favorizuar nga qeveria Rama, ky nuk e fsheh fare perkatesine politike por mbi te gjitha ky punon dhe ka dhene produkt duke ndertuar aktivitete e duke punesuar qindra njerez.

E ndoqa para ca kohesh te “Te PaEkspozuarit” e Ylli Rakipit dhe me nje shpjegim shume njerezor tregonte vuajtjet dhe ndeshkimet qe pesoi nga qeveria Berisha, duke ndare me bisturi rolin e vajzes se Berishes te cilen me sa pashe e vleresonte shume. Me pelqeu qe i ndante keto detaje dhe i shprehte hapur.

Para dy ditesh e pashe ne nje postim video ne fejsbuk ku ne krahun e djathte kishte nje vogelush minoren qe punonte kamarier, ndersa ne krahun e majte kishte vajzen e vet per te cilen shpjegoi gjithashtu se punonte ne fabrike gjate veres dhe pse minorene.

Me pelqeu jashtezakonisht shume qe dha kete mesazh, eshte shume e rendesishme qe elita e biznesit te jape te tilla sinjale.

Per keto dy shembuj te fundit e per dhjetera shembuj te tjere te meparshem e simpatizoj ne distance.

Eshte i vertete dhe i ben jehone punes e produktit.

Nga ana tjeter, gjykoj se media dhe sidomos bota e portaleve ne shume raste perdor mitroloz dhe shantazh te niveleve thuajse-kriminale ndaj biznesit dhe politikes.

Shembulli i videos gjasme erotike te Blendi Klosit ishte rast qe me ka bere shume pershtypje.

Pasi u vertetua se ishte video e gjetur ne internet dhe se nuk kishte lidhje me Blendi Klosin, ata qe e perhapen minimalisht duhej te kerkonin ndjese.

Por jo vetem qe nuk u kerkua ndjese por videoja dhe lajmi perkates qendruan aty. I ka femijet e rritur Klosi dhe kurdohere ata mund te lexojne ate maskarallek qe i eshte bere babait te tyre.

Nje gazetar kerkon ndjese kur gabon. Kam gabuar vet para disa kohesh me Agron Shehaj , i kam kerkuar ndjese publike dhe jam ndjere aq mire sa nuk e keni idene, me ngjau sikur hoqa nje lak nga fyti.

E njejta gje dhe me biznesin apo me te ashtuquajturit oligarke.

Shpesh i shoh ne pozita shume te renda shantazhi dhe me vjen zor qe lexoj shkrime qe ne fakt nuk i kam bere une dhe qe nuk kam asnje lidhje.

Por ne fakt keto lloj fushatash linçimi na demtojne te gjitheve, sepse e shnderrojne tregun mediatik ne treg pa asnje rregull, ne anarki.

Anarkia eshte nje forme e diktatures, vetem se eshte ne invers. Diktature e levizjes kaotike dhe jo diktature e diiplines.

Nuk ve doren ne zjarr se çfare ka bere Gjergj Luca para 25 vitesh, por mendoj se duhet ta pyetesh bythen mire nese i thua dikujt koke e mafies ne nivel nderkombetar.

Eshte akuze teper e rende dhe e papranueshme nese nuk shoqerohet me prova dhe evidenca te pakontestueshme.

Do te doja qe ky treg te funksiononte me rregulla, secili do beje lojen e vet por eshte shume e rendesishme qe qellimi editorial te mos shnderrohet ne qellim kriminal.

Sepse perndryshe nuk je duke bere gazetari por je duke bere diçka krejt tjeter.

Duhet te marre fund linçimi ndaj biznesit dhe politikes nga loja e portaleve sepse ne kete menyre jemi duke i viktimizuar.

Ne menyren si goditen nga portalet disa biznesmene apo disa politikane, shoh shantazhin e rruges, por ata qe jane ne rruge i kane hyre me koke e kobure asaj pune, ndersa gazetaret nuk mund te jene ne te njejtin mentalitet, ose perndryshe ler menjane laptopin e merr koburen dhe coje deri ne fund e beje tamam.

Ndonjehere me duket sikur media e viteve 2000 ka qene shume here me cilesore nga kjo e sotshmja, uroj me shpirt qe mjedisi yne te marre nje tjeter trajte dhe te marre fund banditizmi mediatik.

Investigojeni Lucen, nxirrini ujin e zi me profesionalizem dhe evidenca, por te thuash koke e nje grupi mafioz bazuar ne nje raport pa autor te vitit 2003 eshte “too much”.

Me kete metodologji po beni te kunderten, sepse po viktimizoni Lucen dhe po kriminalizoni median.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

18/12/2025
Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al