• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Butrinti me koncension/ “Na ka humbur emaili”, deputetja e Sarandës: I kërkova qeverisë komunikimet me UNESCON, më sollën një copë letër me shkrim dore! Po fshehin të vërtetën

09/08/2023
Butrinti me koncension/ “Na ka humbur emaili”, deputetja e Sarandës: I kërkova qeverisë komunikimet me UNESCON, më sollën një copë letër me shkrim dore! Po fshehin të vërtetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Në një deklaratë për mediat tha se ajo ka kërkuar të marrë komunitet që janë bërë nga qeveria shqipatre me UNESCO, sa i takon çështjes së Butrintit, por sipas saj Këshilli i Ministrave i ka dërguar një ‘copë letër me shkrim dore’. Në një deklaratë për shtyp, Ina Zhupa tha se Këshilli i Ministrave nuk ia ka dërguar komunikimet me e-mail me UNESCO, për në përgjigjen e kthyer me dorë thuhet se kanë humbur për shkak të largimit të punonjësve nga puna.

“Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna,”- thuhet në letrën e publikuar nga Zhupa.

Butrinti/ “Na kanë humbur email”, Ina Zhupa: I kërkova

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA

Siç jeni në dijeni, gjatë gjykimit kushtetues, si deputete e Partisë Demokratike, unë kam kërkuar të marr të gjitha komunikimet me UNESCO të qeverisë shqiptare. Butrinti është pasuri botërore UNESCO dhe njoftimi dhe rekomandimet e tyre janë detyra shtetërore. Për të treguar mungesën e seriozitetit të Këshillit të Ministrave, dhe gjendjen katastrofale me të cilën punojnë sot, do kërkoj vëmendjen e publikut për një nga “dokumentat” e sjella nga Këshilli i Ministrave. Është pikërisht kjo, një copë letër me shkrim dore, pa firmë, pa vulë, pa protokoll, pa datë, siç mund ta shikoni. Kjo copë letër i sillet Gjykatës Kushtetuese, nivelit gjyqësor më të lartë në Republikën e Shqipëerisë dhe shkruan: “Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”. Kjo copë letër, që si duket është sjellë nga pakujdesia prej Këshillit të Ministrave ose nga çmenduria e një administratë që nuk kupton rëndësinë e procesit kushtetues, nuk kupton rëndësinë e Unesco-s, rëndësinē e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe rëndësinë e palëve si Presidenti, Deputetët, KLSH, Avokat i Popullit.

Kjo copë letër “zyrtare” tregon mungesën e seriozitetit të sistemit qeverisës së shtetit, trajtimin aspak profesional të komunikimeve shtetërore zyrtare me organizmat ndërkombëtarë, por dhe humbjen e dokumentave zyrtare, mospasjen e informacioneve të sakta nga UNESCO. Nga ana tjetër një përpjekje më shumë për të fshehur informacion. Kjo sepse edhe sikur llogaritë e emailit të personave, ish funksionarë publikë të larguar, të jenë mbyllur, sërish përmbajtja e tyre mund të gjenerohet nga sistemi gov.al që administrohet, ruhet nga AKSHI. Janë dhënë miliona euro për qeverisjen dhe sistemet elektronike që në fund të humbnim komunikimet zyrtare me UNESCO?! Një meme e gatshme e mënyrës si funksionon qeveria shqiptare, dhe njē rrethanë apsak e këndshme, del në pah përpara Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit publik mangësitë që kemi nga informacionet e paraqitura nga qeveria në lidhje me gjithë praktikën e ndjekur për të dhënë me koncesion Butrintit për 10 vjet. Për Butrintin po fshihet e vërteta sepse çdo gjë është kundër atyre që e kanë dhënë dhe atyre që e kanë marrë. Si bashkëpunëtore në krim qeveria nuk sjell dokumentat zyrtare, kurse AADF nuk vjen si palë në procesin gjyqësor. Por tē jenë të sigurt që çdo marifet nuk i shpëton dot nga antikushtetueshmëria.

Related Posts

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Kryesore

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

04/11/2026
Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin
Kryesore

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

04/11/2026
BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027
Kryesore

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur
Kryesore

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

04/11/2026
Kryesore

Veliaj-Ramës: Në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu

04/11/2026
As sot s’ka vendim për Veliajn, shtyhet gjyqi për nesër
Kryesore

Veliaj i ashpër sërish me Ramën: Turp që merret vetë me internimet, nuk i organizoj unë protestat dhe as më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

04/11/2026
VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al