• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Çmenden” çmimet e fruta-perimeve, 21% më të larta në korrik

09/08/2023
“Çmenden” çmimet e fruta-perimeve, 21% më të larta në korrik

Sezoni veror përkon dhe me daljen në treg të prodhimit vendas. Përballë këtij fenomeni të përvitshëm çmimet ulen ndjeshëm, por ky faktor nuk është reflektuar siç duhet sipas qytetarëve dhe tregtarëve të cilët tregojnë se çmimet janë ende të larta për frutat dhe perimet.

Përtej trajektores zbritëse të inflacionit, çmimet e ushqimeve por kryesisht zarzavatet dhe patatet nuk po njohin rënie duke rënduar më shumë xhepat e qytetarëve në këtë periudhë të vitit.

“Të gjitha të shtrenjta janë. Në kohën e verës ku është kulmi i prodhimit. Të shohësh 150 lekë domaten ku veç 200 mijë lekë kemi pensionin, është e papërballueshme”, shprehet një qytetar.

“Me pensione jemi vetëm dhe do kursejmë një çik dhe do të mbledhim pak barkun. Hamë dy herë në ditë. Çmimet janë të ngritura, por shtyhemi”, deklaron një tjetër.

Për një familje 1000 lekë nuk mjafton për të blerë produktet ushqimore për një ditë.

“E vështirë është mund të blesh frutat, domaten, por domatja 140-150 lekë në këtë pikë duhet të ishte më e ulët”, shton një tjetër.

Qytetarët thonë se çmimet e fruta perimeve janë të tepër të larta saqë po barazohen me ato të importit.

“Specat më shumë nga Maqedonia, Bullgaria, rrallë gjen mall”, vijon një tjetër qytetare.

Një vit më parë disa nga produktet kryesore kanë qenë me çmime më të ulëta. Konkretisht 1 kg domate varionte nga 80-100 lekë, tanimë ajo tregtohet nga 100-160 lekë. Patatja një produkt kryesor në tavolinën tonë shitet me 20 lekë më shumë duke arritur të tregtohet edhe me 85 lekë. Ndërsa qepa sipas tregtarëve është dyfish më shumë , me një çmim rreth 120 lekë.

Nëse ndalemi tek frutat, këto produkte kanë njohur rritje nga 50 deri në 100 lekë më shumë në muajin gusht krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje vërehet më së shumti te molla, rrushi apo dhe dardha./Marinela Lina

Related Posts

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Kryesore

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

04/11/2026
Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin
Kryesore

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

04/11/2026
BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027
Kryesore

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur
Kryesore

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

04/11/2026
Kryesore

Veliaj-Ramës: Në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu

04/11/2026
As sot s’ka vendim për Veliajn, shtyhet gjyqi për nesër
Kryesore

Veliaj i ashpër sërish me Ramën: Turp që merret vetë me internimet, nuk i organizoj unë protestat dhe as më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

04/11/2026
VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al