Hamik Senka është 21-vjeçari i cili u mbyt pasi ra aksidentalisht në kanalin ku po peshkonte në fshatin Pojan të Fierit. I riu ka qenë duke peshkuar në momentin që ra në ujërat e kanalit. Policia bën me dije se ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Bëhet me dije se për gjetjen e trupit të riut ka mbërritur dhe një gomone që do të ndihmojë ekipet e policisë.









