• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Familjes rome i mohohet hyrja në pishinën publike

12/08/2023
Familjes rome i mohohet hyrja në pishinën publike

Një familjeje rome i është mohuar hyrja në një pishinë publike në Kistendil, në perëndim të Bullgarisë. Radio Evropa e Lirë ka sjellë dëshminë e Arso Ganev, i cili ka shkuar për t’u freskuar në pishinën e një hoteli në vendlindjen e tij, por ka hasur në refuzim. Sipas tij arsyeja e vërtetë është diskriminimi pasi ata janë romë.

“Një grua më tha se pishina është e hapur deri në orën 20:00, që i binte se kemi mjaftueshëm kohë për ta shfrytëzuar pishinën. Më vonë një grua më në moshë tha se kanë 50 mysafirë në hotel dhe nuk mund të na lënë brenda”, u shpreh Ganev.

Ndonëse ata janë bllokuar, personat e tjerë kanë hyrë në pishinë pa u penguar nga askush. Duke menduar se atë ditë ka pasur probleme në menaxhim, Ganev ka pyetur nëse mund të shkojnë aty një ditë tjetër, mirëpo shpejt e kanë kuptuar se është e kotë dhe se bashkë me familjen do t’i ndalohet hyrja, pavarësisht se kur shkon. Ganev dyshon se kjo lidhet me faktin që janë romë.

“Komuniteti i romëve është dorëzuar ndaj diskriminimeve. Ata thonë se bizneset private mund të vendosin vetë se kush mund të hyjë e kush jo. Unë nuk pajtohem. Mendoj se sapo të hapet një biznes, ai duhet të jetë i qasshëm për të gjitha grupet etnike”, ka thënë Ganev, këshilltar për edukim, në disa përgjigje për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Sikurse në secilin vend në Evropë, romët në Bullgari përballen me diskriminim. Nga rreth 700.000 sa janë, ndonëse shifra e saktë nuk dihet pasi shumica frikësohen të identifikohen hapur,shumica e romëve në Bullgari jetojnë me plot kufizime në shoqëri, dhe me raste, edhe në ambient armiqësor.

Kur pjesa më e madhe e Evropës përballet me temperatura rekorde, rastet e diskriminimit kundër romëve në pishina publike në Bullgari sa shkojnë e rriten, dhe për incidente të ngjashme është raportuar në disa qytete.

Related Posts

Kryesore

Aksident në Memaliaj, 4 të plagosur

05/07/2026
Takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift – Misteri i një zhdukje në Greqi
Kryesore

Takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift – Misteri i një zhdukje në Greqi

05/07/2026
Arkivoli në protestë, Çuçi: Akt i turpshëm që fyen traditën shqiptare. Skena si këto i kemi parë vetëm në regjimin e ajatollahëve
Kryesore

Arkivoli në protestë, Çuçi: Akt i turpshëm që fyen traditën shqiptare. Skena si këto i kemi parë vetëm në regjimin e ajatollahëve

05/07/2026
Arkivoli në protestë, Lamallari: Pamje të neveritshme! Përpjekje për të helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes
Kryesore

Arkivoli në protestë, Lamallari: Pamje të neveritshme! Përpjekje për të helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes

05/07/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla
Kryesore

Balla: Arkivolin në protestë e sollën njerëz të Berishës. E ka bërë këtë akt të turpshëm edhe 28 vite më parë me Azem Hajdarin

04/07/2026
“Arkivoli nuk është poezi”, Erion Braçe: Bulevardi i Tiranës sot, neveri! Shqipëria me këtë pamje është ekstremiste (VIDEO)
Kryesore

“Arkivoli nuk është poezi”, Erion Braçe: Bulevardi i Tiranës sot, neveri! Shqipëria me këtë pamje është ekstremiste (VIDEO)

04/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Memaliaj, 4 të plagosur

05/07/2026
Takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift – Misteri i një zhdukje në Greqi

Takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift – Misteri i një zhdukje në Greqi

05/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al