• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja pse Rama nuk do t’ja dijë fare për kërcënimet e Greqisë

15/08/2023
Ja pse Rama nuk do t'ja dijë fare për kërcënimet e Greqisë

Nga Skënder Minxhozi

Si do të reagonte një nxënës i fillores nëse një pedagog i universitetit do ta ndalonte në rrugë dhe do ta kërcënonte fytyrngrysur: kur të vish në fakultet, do të të rrezoj në lëndën time?! Me siguri i vogli do të ngrinte supet e do të vazhdonte rrugën shpërfillshëm. Kjo fabul banale shkollore duket se po konsumohet edhe një herë më tepër mes Greqisë fqinje dhe shtetit shqiptar. Në stilin e njohur të kërcënimit me bllokim të procesit integrues (BE ose NATO, sipas rastit), Athina ka disa muaj që bën presion mbi qeverinë shqiptare për të liruar nga burgu kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për manipulim të procesit zgjedhor përmes blerjes së votave. Po na kërcënon se do të na vonojë hyrjen në BE, megjithëse ne ende nuk dimë asnjë datë sado të përafërt se kur do të hyjmë në Union. Një kërcënim i projektuar në të ardhmen e largët është objektivisht një kërcënim i dobët.

Siç ka ndodhur edhe në të shkuarën me Himarën, sensibiliteti i politikës greke u provua edhe një herë të jetë maksimal dhe pa dorashka. Kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut nuk hezituan t’i vihen në krye një mitingu në qytetin e vogël bregdetar, prej nga ju drejtuan të pranishëmve sikur po flisnin në njërën nga lagjet e qyteteve që drejtojnë. I trajtuan praktikisht himariotët si qytetarë të tyret, paçka se reciprociteti në këtë rast le shumë për të dëshëruar. Një gjest i tillë, fjala vjen nga kreu i bashkisë së Gjirokastrës, në një qytet të Epirit, do të ishte thjesht fantazi filmash!

Për t’ju kthyer fabulës me nxënësin e fillores dhe profesorin e universitetit, Athina po kërcënon Tiranën se nëse Beleri nuk lihet i lirë të marrë detyrën e kreut të bashkisë Himarë, Greqia do të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Diçka e ngjashme si me bllokimin shumëvjeçar të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO për shkak të emrit.

Ka vetëm një problem, që e rrëzon të gjithë teoremën e shkopit dhe karrotës që Athina kujton se po luan me Tiranën: Edi Rama nuk është nxënësi i shkujdesur i fillores. Krejt e kundërta. Janë të gjitha gjasat që në vend që të frikësohet, ai të jetë duke fërkuar duart nga kërcënimi grek. Ashtu siç është duke e shfrytëzuar maksimalisht rastin Beleri në planin e brendshëm.

Pala greke ka gjetur kërcënimin e gabuar me Ramën, kur i tregon derën e mbyllur të BE. Së pari sepse Rama e di që janë të gjitha gjasat që kjo puna e aderimit në Union të shkojë përtej afateve kohore të karrierës së tij politike. Ashtu si të tjerë para tij, edhe Rama e di se hyrja në BE është një “punë e ngatërruar të ardhmes”. Tonet e shpenguara, deklaratat shpesh herë tallëse dhe acide ndaj evropianëve, zbulojnë indirekt faktin se Edi Rama e di se rruga drejt Brukselit është e gjatë dhe jashtë trajektores së tij politike. Sillet me ta i çliruar nga komplekset e kohës dhe të afateve.

Kur Greqia kërcënon kryeministrin shqiptar me lënien jashtë Evrope, është duke kërcënuar një lider politik që nuk e do fare hyrjen në BE. Të paktën për momentin aktual, kur i duhet të thithë investime nga pjesë të botës larg Unionit, të ndërtojë porte marinash si ai i Durrësit me para nga Gjiri Persik, apo të bëjë amnisti fiskale në shifra të konsiderueshme. Që të gjitha procese që Evropa e Bashkuar i pengon dhe i shkurajon me të gjitha kompetencat e saj. Rama nuk e do Evropën e tabelave dhe të semaforëve. I duket një ngrehinë burokratike që ja komplikon gjithëfuqinë politike që gëzon brenda vendit.

Edi Rama po ndërton një shtet që retorikën e ka evropiane, kurse sjelljen vijon ta ketë thellësisht ballkanike. Një vend të tillë nuk e kërcënon dot se do ta lesh pas gardhit, pasi ai do të qëndrojë i tillë me vullnetin e tij të lirë, edhe për ca vjet të tjera.

Së dyti, Edi Rama duket se e kuptoi lojën e pisët që Berisha dhe Meta bënë kur kandiduan në Himarë një figurë të diskretituar dhe me precedente aspak të pastra si Fredi Beleri. E nëse dyshja e opozitës e hodhi Belerin në vorbullën e zgjedhjeve lokale me qëllim që të prishte klimën mes dy vendeve, vetë Rama e vuri në qendër të fushatës retorikën kundër Belerit, për ta përdorur atë tek ajo pjesë e popullsisë që gdhihet e ngryset me eposin patriotik në mendje. Edhe në këtë plan presioni grek relativizohet e tkurret, pasi përtej incidentit me palën greke për Himarën, pozita ndërkombëtare e Edi Ramës është sot më e fortë se kurrë më parë.

Kohërat e reja ku kemi hyrë diktojnë edhe sjelljet e fqinjëve mes tyre. Kur operacionet e debimit kolektiv të refugjatëve shqiptarë janë tashmë një kujtim i së shkuarës, Athinës i duhet të gjejë rrugë e mjete të tjera presioni për të realizuar interesat e saj në Shqipëri. Dalja në mbrojtje të figurave të diskretituara ose kërcënimi-klishe me sabotimin e integrimit në Evropë janë gjithashtu të tejkaluara. As Beleri, as vonesa e hyrjes në BE nuk janë karta të vlefshme. Për të parin shqiptari i zakonshëm ka mendim të keq, kurse për të dytën, Evropën e Bashkuar, është e vështirë të frikësohesh se po të zgjasin një rrugë të cilës ti nuk i di ende stacionin e fundit./Javanews.al

Related Posts

Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla
Kryesore

Balla: Arkivolin në protestë e sollën njerëz të Berishës. E ka bërë këtë akt të turpshëm edhe 28 vite më parë me Azem Hajdarin

04/07/2026
“Arkivoli nuk është poezi”, Erion Braçe: Bulevardi i Tiranës sot, neveri! Shqipëria me këtë pamje është ekstremiste (VIDEO)
Kryesore

“Arkivoli nuk është poezi”, Erion Braçe: Bulevardi i Tiranës sot, neveri! Shqipëria me këtë pamje është ekstremiste (VIDEO)

04/07/2026
Qytetarët sërish në protestë, thirrje para Kryeministrisë për lirimin e të arrestuarve
Kryesore

Qytetarët sërish në protestë, thirrje para Kryeministrisë për lirimin e të arrestuarve

04/07/2026
Rama mbush sot 62 vjeç, poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot
Kryesore

Rama mbush sot 62 vjeç, poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

04/07/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Rama tregon për televizionin gjerman arsyen përse nuk tërhiqet nga projekti në Zvërnec
Kryesore

Rama tregon për televizionin gjerman arsyen përse nuk tërhiqet nga projekti në Zvërnec

04/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla

Balla: Arkivolin në protestë e sollën njerëz të Berishës. E ka bërë këtë akt të turpshëm edhe 28 vite më parë me Azem Hajdarin

04/07/2026
“Arkivoli nuk është poezi”, Erion Braçe: Bulevardi i Tiranës sot, neveri! Shqipëria me këtë pamje është ekstremiste (VIDEO)

“Arkivoli nuk është poezi”, Erion Braçe: Bulevardi i Tiranës sot, neveri! Shqipëria me këtë pamje është ekstremiste (VIDEO)

04/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al