• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Darka e pa paguar

18/08/2023
Darka e pa paguar

Nga Lutfi Dervishi

Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodhoi më shumë “lajme” dhe pëlqime se fletë arrestet e SPAK për 8 ish zyrtare të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

Katër adoleshentë italianë, të qeshur dhe me bollek energjish shijuan kuzhinen shqiptare, komplimentuan stafin për cilësinë dhe kur erdhi radha për të paguar u larguan fshehurazi me ngut nga restoranti. Fatura e pa paguar 80 euro!

Stafi i restorantit mbeti i hutuar, jo vetëm nga largimi i beftë, por edhe nga guximi i të rinjve.

Stafi postoi një video të shkurtër në rrjetet sociale ku tregonte adoleshentët duke u larguar nga restoranti.

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.

Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme. Me shumë se humbjen financiare postimi shpreh zhgenjimin nga sjellja e adoleshentëve.

Portalet me shpejtësine e zjarrit të korrikut në një pyll me shqopa e morën këtë “ngjarje” dhe e “zbukuruan” me tituj të bujshëm, pergjithësues e denigrues.

Rrëfimi u zhvendos me shpejtësi nga një akt minor keqbërje në një narrativë më të gjerë.
Ndërsa veprimi i të rinjve është i qortueshëm, media në vend të penelit mori në dorë një furçe të madhe për të pikturuar me tituj një popull dhe një vend të tërë dhe ke? Italine, atdheun, e 700 mijë emigrantë shqiptarë ndër vite.

A mundet një incident i izoluar të mbushe boshllekun me lajme të një ditë të nxehtë gushti?

Mediat sociale njihen për sensin e sensacionalizmit dhe polarizimit, por portalet me ndikim ne opinion mund të benin kujdes për të mos rënë në kuthin e përgjithësimeve dhe steriotipeve.

Ndoshta vetë restoranti mund të sherbeje si katalizator për të ndrequr shijen e titujve bombastik.
Jam kurioz nëse restoranti do të postoje “shkruajtem për 4 adoleshente italiane dhe jo për “turistët italiane” a do të bëhet lajm po aq viral sa video?

Media ka fuqinë për të formësuar perceptimet, për të ndikuar në debate dhe për të krijuar apo zhbërë stereotipet. Ndonëse akti i katër të rinjve ishte i gabuar, ai mund të jetë edhe një kujtesë se një ngjarje e vetme nuk mund të përgjithësoje njerëzit dhe vendet. Nuk mund të lidhet pylli me një litar.

Related Posts

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026
“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës
Kryesore

“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ana Lika rrëfen si u dashurua me Bjordin: U takuam në një vaki…

Ana Lika rrëfen si u dashurua me Bjordin: U takuam në një vaki…

20/03/2026
“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”, Rozana Radi flet për lajmet e rreme

“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”, Rozana Radi flet për lajmet e rreme

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al