Me të njëjtën mendësi si në institucionet e qeverisjes qëndrore, ku kemi parë shpesh që drejtuesit kanë ndërruar vendet me njëri-tjetrin, edhe në qeverisjen vendore në Gjirokastër janë zyrtarizuar sot dy lëvizje të ngjashme. Ylli Muho i cili deri më tani ka drejtuar shtëpinë e të moshuarve ka kaluar në drejtim të arsimit në Bashkinë Gjirokastër. Doriana Demo e cila deri më tani drejtonte arsimin ka marrë drejtimin e shtëpisë së të moshuarve ku ishte Ylli Muho. Më herët gjatë kësaj vere ndryshoi drejtori i Kadastrës në Gjirokastër, drejtori i spitalit dhe i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Pritet të këtë lëvizje të tjera edhe në shtator. ©argjiroja.net