Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, kanë goditur me grusht një 17-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









