• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rihapet tenderi për regjistrimin e pasurive në fshatrat me potencial turistik

22/08/2023
Dhërmiu, ai i vërteti (që do duhej të konkurronte Santorinin)

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rikthyer edhe një herë procedurën e çelur në muajin prill dhe të anuluar që lidhet me ekspertizën apo mbështetjen e bashkive për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik.

Tenderi me objekt “ Studime, analiza, Masterplane (Produkt) ‘Mbështetje me ekspertizë për bashkitë për regjistrimin fillestar / përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik” është çelur këtë të hënë.

Fondi nënvizon në dokumentet shoqëruese se kjo ekspertizë do të shërbejë jo vetëm në ndihmë të bashkive për procesin por edhe për koordinimin më të mirë të investimeve në infrastrukturë në kuadër të planit operacional 7 vjeçar të këtij institucioni 2022-2028.

“Pjesë përbërëse e këtij Programi është edhe Programi “Infrastruktura Vendore Rajonale”, nëpërmjet të cilit synohet kthimi i rajoneve të Shqipërisë në vende më të mira për të jetuar si rezultat i përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së jetesës, si dhe krijimit të një kuadri social-ekonomik dhe institucional që do të rrisë mundësitë për realizimin e ambicieve dhe mundësive të rajoneve dhe komuniteteve lokale.

Lidhur me ketë program, bazuar në konsultimet me grupet e interesit dhe kërkesat e ardhura nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore të cilat po mbështeten nga FSHZH, rezulton se një prej problematikave që pengon kryerjen e investimeve publike ose private është çështja e regjistrimit fillestar të të gjitha pasurive të paluajtshme private, apo shtetërore në territorin që ato administrojnë”, thuhet në dokument.

Sipas FSHZH zbatimi i këtij projekti mundëson kryerjen e procesit të regjistrimit fillestar në zonat kadastrale të territorit të fshatrave me potencial turistik, përfshirë edhe territorin e 100 fshatrave në përputhje me ligjin Nr.111/2018, “Për Kadastrën”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

“Ky investim shtrihet në territorin e fshatrave me potencial turistike, përfshirë ato pjesë e programit të 100 fshatrave, në zonat me potencial zhvillimi dhe ku vlerësohet që ky investim është i nevojshëm për realizimin e projekteve të ndryshme të aplikuara në këto zona.

Zonat kadastrale të përcaktuara përfshijnë 4 zona në të cilën do të kryhet procesi i regjistrimit fillestar sistematik dhe 28 zona në të cilën do të realizohet procesi i Përmirësim – Përditësimit të Regjistrimit “ thuhet në dokumentet bashkëshoqëruese.

Procedura e prokurimit ka një fond limit prej 81.6 milionë lekësh dhe afati për paraqitjen e ofertave është 21 shtatori./Monitor

Related Posts

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryesore

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove

02/11/2026
‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!
Kryesore

‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!

02/11/2026
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës
Lajme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit
Lajme

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet
Kryesore

I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet

02/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rotacion në Europa League, Amorim ndryshon formacion ndaj Ferencvarosh

Rotacion në Europa League, Amorim ndryshon formacion ndaj Ferencvarosh

04/11/2026
Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor

Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al