• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Na rrofshin numrat!

23/08/2023
Ministria e Turizmit: Shqipëria tejkalon shifrën e 7 milionë turistëve gjatë këtij viti (VIDEO)

Nga Auron tare

Që të jem i saktë dhe korrekt. Kjo pamje mund të ishte edhe në shume qytete turistike të Mesdheut.

Nuk qëndron problemi se dy të huaj ecin me brekë në rrugët e qytetit. Apo se 4 “italianë” ikin pa paguar.

Apo se disa të tjerë vjedhin filxhana kafesh në baret e bulevardit apo se pas orës 12 në plazhet e Sarandës të mbyt era e hashashit.

Problemi ëshëe se ka një tendencë dhe propagandë të madhe për ta paraqitur këtë vend si parajsë turistike dhe më keq akoma, shumë të lirë. Kjo propagandë që bëhet prej disa vitesh nga një numër institucionesh dhe sektorësh ka tërhequr një masë të madhe turistësh ‘Low Cost’.

Si rrjedhim ka një përballje me një mase të madhe të huajsh që vijnë vërdallë për të gjetur këtë “Tokë të Premtuar” me çmime të ulëta.

Nga ana tjetër kemi një masë të madhe qytetarësh, të cilët papritmas brenda një dite u shndërruan në hotelierë, maxhordomë, guida turistike, shoferë të klasit të lartë, udhërrëfyes, agjentë portuale etj, të cilët me një shërbim të ulët dhe jo për faj të tyre, krijojnë amulli në masën e madhe që vjen për të udhëtuar në këtë vijë bregdetare.

Në kontrast janë bujtinat agroturistike, të cilat bujtësin e kanë të një cilësie të mirë dhe mjaft të interesuar për atë lloj produkti, i cili ka mundur të krijojë një lloj profili autentik vendas.

Të bërit turizëm pa asnjë ide se ku po shkon ky vend, pa asnjë plan, të lënit të lirë të industrisë në duar të lloj-lloj njerëzish pa asnjë kualifikim, trajnim apo përgjegjësi, sjell një mish-mash tipik shqiptar, ku një turmë e madhe të huajsh me shumë pak lek në kontot bankare vjen në një vend, i cili i shikon ata si numra për t’u rrjepur dhe jo për të krijuar një markë turistike ‘Made in Albania’.

Ky kontrast i madh do të luajë një rol në të ardhmen e afërme ku vija jonë bregdetare do shndërrohet në një lloj vendi pa asnjë identitet, një mish-mash ndërtimesh betoni pa asnje vlerë shpirtërore dhe educative, ku do të pihet alkool i lirë dhe hashash pa asnje pengesë.

Tërheqja e kësaj mase ‘Low Cost’ po i heq vendit autenticitetin, garancinë e një vendi ku mund të udhëtosh për të mësuar, provuar dhe parë një kulturë vendase.

Jemi dëshmitarë se në pak vjet në qytetet tona kjo pamje nuk i bën më njeriu përshtypje dhe kultura lokale po pëson një ndryshim të madh për hir të një fitimi të shpejtë dhe pa kokëçarje.

Prandaj vende të cilat e kanë kaluar këtë fazë janë munduar të ndalojnë shpërthime të tilla, ku presioni i numrave dëmton peiazhet historike, vendet shpirtërore, vijën bregdetare dhe kulturën lokale.

Fatkeqësisht edhe pse të fundit në lojen e turizmit, nuk mundëm dot të mësojmë nga gabimet e të tjerëve dhe ende vazhdojmë të mburremi se jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit.

Ndërkohë askush nuk thotë se jemi vendi me shpërfytyrimin më të shpejtë në Europë të vijës bregdetare duke shkatërruar arkitekturën lokale, peizazhet, plazhet dhe kulturën tonë.

Na rrofshin numrat.

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

04/05/2026
VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al