• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pamjet nga Dropulli, po ndërtohet sheshi ku do të vendoset busti i Mitsotakis. A do të vijë kryeministri i Greqisë në tetor për inagurimin me Ramën?

06/09/2023
Pamjet nga Dropulli, po ndërtohet sheshi ku do të vendoset busti i Mitsotakis. A do të vijë kryeministri i Greqisë në tetor për inagurimin me Ramën?

Në muajin tetor pritet të inagurohet sheshi i ri në qendër të fshatit Dervician në Dropull. Krahas rikualifikimit të tij tërësor, elementi ndoshta më kryesor është vendosja e bustit të Kostandinos Mitsotakis, ish-kryeministrit grek i cili vizitoi Shqipërinë 33 vite më parë. Ky investim i qeverisë shqiptare ishte premtuar publikisht gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Dropull në dhjetor 2022 nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë që Kyriakos Mitsotakis është djali i Kostandinos Mitsotakis. Edi Rama e përmendi inagurimin e bustit edhe disa ditë më parë teksa dha një intervistë për prestigjozen greke “Kathimerini”. Por marrëdhëniet Tiranë-Athinë nuk janë më si më parë për shkak të çështjes “Beleri”. Greqia ka kërcënuar vazhdimisht Shqipërinë me bllokim të integrimit në BE nëse nuk liron nga burgu kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i arrestuar për blerje votash.

Kulmi arriti gjatë darkës informale në Athinë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur Mitsotakis nuk i dërgoi një ftesë Edi Ramës. Në këto kushte teksa sheshi në Dervician po merr formë dita-ditës, mbetet me pikëpyetje nëse Kyriakos Mitsotakis do të vijë sërish në Shqipëri apo jo për të marrë pjesë në inagurimin e bustit të babait të tij.

Gjasat janë që jo për aq kohë sa ngërçi me Fredi Belerin do të vazhdojë. Një mbërritje e mundshme e Mitsotakis në Dervician dhe takimi i tij me Ramën do të lexohej si një tërheqje nga pozicioni i deritanishëm i Athinës. Pozicion absurd në fakt pasi raportet mes dy vendeve janë shumë herë më të rëndësishme sesa fati personal i Fredi Belerit. Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat deri atëherë. Shihni më poshtë pamje nga punimet në sheshin e Dervicianit. ©argjiroja.net

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/09/371824789_1287140328587530_7798116750519544646_n.mp4

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al