• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjela: SPAK të mos bëjë asnjë lëshim, Beleri një terrorist aktiv dhe kriminel i dënuar në Shqipëri e Greqi

07/09/2023
Ngjela: Ramën me 4 ministra e kap reforma në drejtësi

Nga Spartak Ngjela

Çështja Beleri është një çështje serioze që ka të bëjë me personalitetin e kombit shqiptar.

Arrestimi i tij, po tregon sot forcën e Shqipërisë kundër terroristëve të Greqisë dhe vetë politikës skizofrenike të Greqisë me të ashtuquajturin Vorip-Epir.

Prandaj…

I.

SPAK nuk duhet të bëjë asnjë lëshim, sepse Beleri është një terrorist aktiv, kriminal i dënuar në Shqipëri dhe në Greqi, dhe ka marrë pjesë në vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në kufi, por që nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Bashkë me një parti që se njeh askush në Shqipëri, ky person ka dashur të krijojë pështjellim në Himarë, por duke përfituar nga antikombtarizmi Berisha që e ka quajtur Himarën zonë minoritare, në një kohë që dihet që Himara është kryeqendra e Labërisë, kanë dashur të abuzojnë, por që SPAK më në fund u theu hundët.

Zotërinj, Epir grek as ka pasur në shekuj dhe as që ka edhe tani. Epiri është Shqipëri e kulluar. Dhe, bashkë me të, edhe Çamëria që ndodhet brenda tij.

E pra, Epiri është Shqipëri që nga koha e Piros së Madh e deri tani, pa ndërprerje. Të gjitha të tjerat janë trillime dashakeqe kundër shqiptarizmit, dhe falsifikime historike kundër Arbërisë dhe Shqipërisë nga qarqet e reaksionit grek por edhe të qeverive greke, që janë trembur tani me zhvillimin dhe personalitetin historik të Shqipërisë, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

II.

Por…

Është gjuha shqipe që i ka mbrojtur me gjak shqiptarët që, pikërisht sot, ka sjellë kohën e re të shqiptarizmit të madh në histori. Etnia shqiptare në Gadishullin Ilirik tani është në suksesin e saj drejt njohjes reale të të gjithë historisë së Shqipërisë.

Pavarësia e Kosovës sigurisht që do të pasohet në ngritjen e tharmit shqiptar në të gjithë Gadishullin Ilirik.

Por, gjysma e tij, nga Janina e deri në Prevezë, është pushtim i Greqisë njëlloj sikurse ka qenë edhe pushtimi i Kosovës nga Serbia.

Ja pra, këtu fillon dhe e ka shkakun e vet edhe reaksioni i sotëm i Greqisë kundër etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe, pikërisht në këtë gjendje, reaksioni banal grek, hyn edhe çështja Beleri.

Turp për Greqinë dhe politikën greke që me një ndjenjë fëminore, mendon të shuajë historinë e madhe të Shqipërisë në vijën historike të saj: ilirë, arbër dhe shqiptarë, si vijimësi heroike dhe e pandërprerë në histori. Historia, kur ka dalë në të vërtetën e saj, ka shembur perandori dhe diktatura e tirani, njëra pas tjetrës.

Përfundimisht…

Kush e mendon se çështja Beleri është një çështje e thjeshtë duhet ta kuptojë se: ose është naiv, ose është kundër Shqipërisë.

Është terroristi që sulmoi postën kufitare të Peshkopisë në 10 prill 1994, dhe pas kësaj çfarë nuk ka bërë me antishqiptarizmin e tij kriminal që, në thelb të të gjithë asaj që ka si motiv të bëjë, është futur në një hulli kriminale për të arritur një gjë të pamundur: Himarën.

Por Greqia që i shtyn këta injorantë, është mirë që ta shfletojë historinë për ta kujtuar edhe një herë forcën e madhe të Shqipërisë së Jugut: Gjirokastër, Vlorë, Himarë.

Tani mori fund…

Po Athina, a ka zënë mend?

Që të zësh mend në çështje të tilla me pamundësi arritjeje, duhe që, së pari, të kesh mend.

Related Posts

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryesore

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove

02/11/2026
‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!
Kryesore

‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!

02/11/2026
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës
Lajme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit
Lajme

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet
Kryesore

I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet

02/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungon nga fushat e lojës, Thomas Strakosha merr çmimin prestigjioz në kampionatin grek

Mungon nga fushat e lojës, Thomas Strakosha merr çmimin prestigjioz në kampionatin grek

03/11/2026
Interes i jashtëzakonshëm në “Air Albania”, zbulohet numri i biletave të shitura për Shqipëri-Finland – Balkanweb.com – News24

Interes i jashtëzakonshëm në “Air Albania”, zbulohet numri i biletave të shitura për Shqipëri-Finland – Balkanweb.com – News24

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al