• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Masakra mjedisore në Liqenin e Butrintit, arrestohen dy punonjës të Zonave të Mbrojtura (Emrat)

08/09/2023
Masakra mjedisore në Liqenin e Butrintit, arrestohen dy punonjës të Zonave të Mbrojtura (Emrat)

Disa ditë pasi “Fiks Fare” denoncoi një masakër mjedisore në zonën turistike të Ksamilit, është arrestuar inspektori i zonës së Butrintit, Cane ALiaj dhe specialisti i Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës janë vënë nën hetim drejtori i ARZM Vlorë Nexhip Hysolakoj, inspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Nertil Cumani dhe inspektori i IVMT-së, Besian Koçi. Duke shpërdoruar detyrën, ata kanë lejuar aktivitetet e paligjshme në zonën e Pemës së Thatë dhe në Butrint, në dëm të mjedisit.

Kamera e Fiks Fare filmoi inertet e hedhura në vendin e quajtur Pallavraq. Dikur, zona kishte qenë liqenore, ndërsa sot me tonelata me inerte. Nga një krahasim i hartave të vitit 2010 me atë aktuale, rezulton se vendi ku ishin hedhur këto inerte, disa muaj më parë ka qenë zonë ujore, bregu i Liqenit të Butrintit. Ndërsa sot, gurë të mëdhenj, mbetje të liqenit, dhera janë hedhur atje.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte hedhja e inerteve, autorët kanë tentuar që këtë vend ta rrethonin. Ata kanë filluar një mur me gur, për të rrethuar të gjithë bregun e Liqenit, për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort.

Pas këtij konstatimi, gazetarët e emisionit investigativ shkuan te Njësia Administrative Ksamil. Administratorja e re u thotë se “s’kam dijeni”. Më pas, administratorja lajmëroi Policinë Bashkiake. Pas disa minutash, te Njësia shkoi një patrullë e kësaj policie, të cilën gazetarët e shoqëruan te vendi që ishin hedhur inertet.

Bashkë me policinë bashkiake, në atë vend shkon edhe një Inspektor i Mbrojtjes së Territorit (IMT-ja) nga Bashkia e Sarandës. Inspektori i IMT-së thotë se ka dy muaj në punë dhe ka bërë një akt konstatimi në fillim të muajit gusht 2023 për ngritjen e murit. Por, gjithmonë pa autor! Gazetarët e pyesin se si ka mundësi që janë hedhur një sasi e madhe inertesh në Liqen dhe askush s’i ka parë?! Madje, referimet apo konstatimet gjithmonë kanë qenë pa autor. Inspektori përgjigjet se po bën disa javë në punë dhe ato janë hedhur më përpara. Nuk pranon të japë intervistë aty, por pohon se do të flasë shefi te Bashkia e Sarandës.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

22/12/2025
Landi i West Side Family për mikun e tij: Ja çfarë i kam thënë para se të hynte në BBV

Landi i West Side Family për mikun e tij: Ja çfarë i kam thënë para se të hynte në BBV

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al