• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Oh ç’na kanë bërë! Harta etnike e Ballkanit në vitin 1900

09/09/2023
Oh ç’na kanë bërë! Harta etnike e Ballkanit në vitin 1900

Nga ROLAND QAFOKU

Shikoni me kudjes se çfarë na kanë bërë! Kjo është një hartë e rrallë e vitit 1900 dhe është publikuar këto ditë në faqen World GeoDemo. Diçitura orgjinale është: Harta etnike e Ballkanit në 1900. Me ngjyrë të verdhë janë ngjyrosur trojet etnike me popullsi shqiptare. Shqiptarët janë të shpërndarë në një territor rreth 100 mijë kilometër katrorë dhe me një popullis rreth 2-3 milionë banorë. Imagjinoni që në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shteti shqiptar që ka të njëjtin territor edhe sot mbeti vetëm 28.800 kilometër katrorë dhe një popullsi as 600 mijë banorë. Sakatim më të madh nuk ka.

Ky është krimi më i madh që Fuqitë e Mëdha i kanë bërë një kombi në 150 vitet e fundit. Ndërkaq, interesante është edhe përhapja e shqiptarëve në këto territore. Kufizimi i parë është në veri në Nish që është tokë shqiptare, ndërsa sot atje nuk ka asnjë shqiptar. Veri-Perëndimi pothuajse duket qartë se më shumë se gjysma e territorit të sotëm të Malit të Zi banohej nga shqiptarë.

Në jug ekstremi i fundëm është Preveza dhe e gjithë Korfuzi është i ngjyrosur me të verdhë e shoqëruar me pak ngjyrë blu të hapur që janë grekë në minorancë. Ndërsa me krijimin e shtetit të Kosovës, Evropa dhe veçanërisht SHBA vuri një drejtësi në vend, Çamëria të dhemb në zemër. Si mund t’i shkëputësh një kombi një krahinë të tërë dhe pas një shekulli të bësh sikur nuk ekziston! Nga harta kuptojmë se shqiptarët kanë jetuar edhe në Athinë dhe veçanërisht në Selanik.

Madje deri në Turqi. Por në Lindje vëmë re se të verdhë ka edhe në Rumani. Një tjetër element i saktë i hartës janë edhe arbëreshët në Itali kryesisht në zonën e Puljas. Përfundimisht, duke e krahasur me kombet dhe shtetet e tjera, shqiptarët duket se janë më homogjenët. E verdha është dominuese, e dallueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Shikoni me kujdes që ka disa njolla të kuqe nëpër territorin shqiptar që tregon se në zona të veçanta kishte turq dhe kjo është e kuptueshme nga pushtimi 500-vjeçar.

Një populli tjetër në territorin tonë janë rumunët, ose ata që ne i quajmë vlleh dhe që në hartë janë me ngjyrë rozë. Ka pak serbë dhe bullgarë dhe asgjë tjetër. Grekë ka shumë pak në afërsi të liqenit të Ohrit dhe grekët nuk duken as në zonën e Dropullit, se në Himarë jo e jo. Ndonjë “grek i kulluar” mund ta zoom-ojë hartën dhe ta shikojë mirë këtë. Mjafton kjo hartë për të kuptuar se ç’na kanë bërë! “Shqipëria e gjorë. Me sa shumë pak miq dhe me sa shumë armiq”, shkruan historiania e njohur Margaret MacMillan për atë kohë.

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026
Gjirokastër, Parku i Viroit siç nuk e keni parë kurrë më parë (FOTO)
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër/ Gjendet një burrë i mbytur në Virua (Emri)

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kisha frikë se mos humbisja Botërorin”, Yamal: Bëj gjithçka për Spanjën, sa i takon gjendjes time fizike…

“Kisha frikë se mos humbisja Botërorin”, Yamal: Bëj gjithçka për Spanjën, sa i takon gjendjes time fizike…

20/06/2026

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al