• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Amnistia në burgje, ja kategoritë që përfitojnë

15/09/2023
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë

Plot 600 persona mund të fitojnë lirinë nga qelitë e burgimit, ndërsa qindra të tjerë të do të përfitojnë pushim të gjykimit, apo hetimit penal, falë ligjit për “dhënie amnistie” të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

Projekti i këtij ligji, një kopje e të cilit u sigurua nga A2 CNN, i është përcjellë Burgjeve, Prokurorive dhe Shërbimit të Provës, si grupe interesi, e më pas do i përcillet për miratim Kuvendit.

Në draft është parashikuar përjashtimi nga dënimi me burg, me gjobë apo ai alternativ, i personave të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra të lehta penale, për dënime të dhëna deri më 30 qershor 2016.

Kështu, lirinë nga burgu e fitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vjet burg dhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg, pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit. Qelinë e lënë edhe të dënuarit meshkuj, që deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, iu ka mbetur pa vuajtur deri 3 vite burg e po ashtu, gratë që iu ka mbetur pa vuajtur deri 4 vite burgim.

Lirinë do ta shijojnë, sipas draftit, edhe të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç, si edhe meshkujt baras ose mbi 65 vjeç. Por jo çdo i dënuar që plotëson këto kritere kohore përfiton nga amnistia.

Në nenin 4 të projektligjit, listohen kriteret ndaluese, që përjashtojnë nga përfitimi të gjithë të dënuarit për krimet të rënda, mes të cilave, vrasje, terrorizëm, a krime seksuale. Po ashtu përjashtohen të dënuarit, apo personat nën hetim për krimet zgjedhore, për lojërat e fatit, si edhe personat që i janë fshehur drejtësisë.

Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare.

Related Posts

Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin
Kryesore

Rama reagon sërish për protestën: Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit

02/07/2026
Vizat amerikane, propozohen ndryshime në ligj (Rregullat e reja)
Kryesore

Protestat/ Reagon për herë të parë Ambasada Amerikane

02/07/2026
Deputetja e PS për protestuesit: Sorrat anti-shqiptarë dolën sot në origjinë. Nuk e duan integrimin në BE!
Lajme

Deputetja e PS për protestuesit: Sorrat anti-shqiptarë dolën sot në origjinë. Nuk e duan integrimin në BE!

02/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

02/07/2026
Alarmi/ Temperatura përvëluese që në muajin maj
Kryesore

E premtja me temperatura ekstreme, rrezik zjarresh në disa qarqe

02/07/2026
Edi Rama: Dorëheqja ime s’ka qenë dhe as nuk është opsion. Duhet të prisni zgjedhjet e tjera
Kryesore

Edi Rama: Dorëheqja ime s’ka qenë dhe as nuk është opsion. Duhet të prisni zgjedhjet e tjera

02/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin

Rama reagon sërish për protestën: Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit

02/07/2026
Zvicra nderon Xhakën, i bën dhuratë para ndeshjes ndaj Algjerisë

Zvicra nderon Xhakën, i bën dhuratë para ndeshjes ndaj Algjerisë

02/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al