Shefi i komisariatit të Delvinës, Armando Zoga është shkarkuar nga detyra pas 6 muajsh dhe është emëruar specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ne vend te tij është emëruar komisar Naim Lala, i cili vjen nga drejtoria e kufirit dhe migracionit Tiranë. Më herët Nail Lala ka qenë edhe shef i komisariatit të policisë Mirditë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj lëvizje, e cila është e veçuar nga urdhrat e tjerë që bëhen zakonisht për gjithë komisariatet.