• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëhej xheloz për gruan e tij elegante që punonte kameriere, ky është shqiptari që i mori jetën Klodianës (FOTO)

29/09/2023
"Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot", shoqja e Klodianës rrëfen pse ajo nuk e denoncoi burrin në polici

Klodiana dhe Alfredi kishin rreth 17 vjet që jetonin në Itali. Ajo ishte me origjinë nga Fushë-Kruja, me mbiemrin e familjes Rahmani, ndërsa 45-vjeçari Alfred Vefa ishte me origjinë nga Preza e Tiranës. Të martuar thuajse prej 20 vitesh, ishin prindër të dy fëmijëve adoleshentë dhe aktualisht jetonin në komunën e Castelfiorentino të Firenzes.

Dikur të dashuruar, siç edhe mund të dallohet lehtësisht nga postimet e të dyve në rrjetet sociale, sot Klodiana nuk jeton më. Ndërsa bashkëshorti i saj Alfredi është në arrati, pasi akuzohet se mbrëmjen e së enjtes i mori asaj jetën, duke e ekzekutuar me armë zjarri në mes të rrugës

Nga ajo që raportohet deri më tani në mediat italiane, Klodiana dhe Alfredi po ndaheshin. Mes tyre thuhet se kohët e fundit kishte debate të shumta, me në qendër xhelozinë e bashkëshortit.

Klodiana punonte në një piceri të zonës, si kamariere. Ajo ishte tepër aktive në rrjetet sociale, e apasionuar pas fotove dhe një person që duket se kishte krijuar shumë miq aty ku jetonte. Postimi i saj më i fundit daton vetëm 5 ditë më parë, ku ajo shfaqej elegante teksa kishte dalë për një mbrëmje jashtë.

Ndonëse jo gjatë viteve të fundit, edhe postimet me bashkëshortin gjenden ende aty. Në shumë prej tyre ata i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit, e madje tregonin edhe tatuazhet për njëri-tjetrin.

Momentalisht mbetet e paqartë se çfarë e çoi marrëdhënien e tyre deri në pikën sa të përfundonte në tragjedi.

Të paktën 3 plumba pistolete u qëlluan në drejtim të 36-vjeçares, pak para orës 20:00 të së enjtes. Një prej tyre ishte fatal për Klodianën, e cila gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Vrasja ndodhi pak metra larg shtëpisë ku jetonte shqiptarja. Më herët sipas mediave italiane, në derë të shtëpisë kishte trokitur Alfredi, i cili nuk jetonte më me familjen e tij. Palët ishin përfshirë në një zënkë dhe kishin dalë jashtë.

Minuta më vonë u dëgjuan të shtënat. Fëmijët dhe familjarë të gruas vrapuan jashtë duke e gjetur atë të vrarë. Ndërsa Alfredi dyshohet se u largua me makinën e tij Golf bashkë me armën e krimit. Ai vijon të jetë ende në arrati.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas ndarjes nga jeta të vëllait, flet për herë të parë Unikkatil

Unikatil prek me dedikimin për vëllain e ndjerë, publikon këngë në ditëlindjen e tij

02/05/2026
Gimbo flet për takimin e Selinit me mamanë e tij, zbulon detaje nga marrëdhënia

Gimbo flet për takimin e Selinit me mamanë e tij, zbulon detaje nga marrëdhënia

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al