• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ne e dinim luan, por paska qenë lepur

29/10/2023
Si u aksidentua eskorta e Berishës, flet truproja i ish-kryeministrit: Falë Zotit jemi mirë…

Nga Dritan Hila

Dikur në një film western apo “me kaubojs” siç i thoshim atëkohë, që e kam parë në adoleshencë, Kirk Douglas-it i vrasin gruan, një indiane amerikane. Bashkë me vjehrrin i vihen në ndjekje vrasësve dhe dikur i kapin. Më lër t’i vras unë, i thotë vjehrri i tij indian, sipas riteve tona.

Do të zgjasë disa orë derisa të vdesin. Jo, ia kthen Douglas, do t’i vras unë sipas riteve tona: Do t’i çoj në gjyq, ku pas disa muajsh do të dënohen me varje; pastaj do të presin edhe disa muaj të tjerë faljen që nuk do vijë kurrë, duke parë ekzekutimin çdo natë në ëndërr, sesi litari iu shtrëngon fytin, dhe unë do interesohem që ekzekutimi të bëhet sa më vonë që netët e tyre të zgjasin sa më shumë. Se ekzekutimi yt të vret vetëm trupin kurse ky imi të merr shpirtin, ia kthen Douglas.

Katër vite më parë një gazetar më pyeste për reformën dhe përgjigja që ishte edhe perceptimi se “SPAK është krijesë nga dhe për amerikanët dhe se këtyre të fundit vetëm ky iu interesonte realisht kurse kusuri jo dhe aq”.

E sotmja po tregon që prokuroria e zakonshme po vret miza ndërsa ajo që po asfalton gjithë gungat e tridhjetë e kusur viteve tranzicion është SPAK-u.

Me avashllëkun dhe pamëshirshmërinë e një ruli kompresor, ai ka futur në ankth gjithë klasën politike të këtyre dekadave. Shumica e tyre presin se kur do iu trokasë në derë OPGJ. Trimat e dikurshëm që të shkelnin me këmbë nuk iu ndihet më zëri. Më trimi prej tyre, Berisha, ka nisur të kapet pas marifeteve ligjore.

Bubullimat e dikurshme të tij lëshohen edhe mbi Millonain dhe Krajën por janë bubullima nga ato që nuk sjellin shi dhe nuk kanë më gjëmimin e qëmotshëm. Duket frika pasi ka filluar kërkon edhe shokë për t’i nxjerrë përpara rulit. Kërkon revolucione e përmbysje por puna është që në të tilla raste kur bëhet fjalë për para, askush nuk ta qan hallin madje as shumë prej atyre me të cilët i ke ngrënë.

Ajo që kërkonte me aq ngulm nga amerikanët, fakte pse ishte “non grata”, po ia servirin në formë fletëthirrjesh dhe kjo është forma më e keqe. Është forma amerikane e zbatimit të ligjit që të ankthon deri në atë pikë sa ti thua më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund.

Por ky stili amerikan i qasjes së fundit nuk të le as lavdinë e rënies në fushëbetejë por vetëm të turpit ku lëkundesh në një konop dhe të varrosë vorraxhiu i historisë. Ajo që nuk dinim ne është se gjithë ai trim që të vriste dhe mburrej për këtë nëpër ekrane, që të shante lavire e drogaxhi, tani paska frikë nga një copë letër. Ne e dinim luan, por paska qenë lepur./dritare.net

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nis epoka “Klopp”, Gjermania me “fytyrë” të re, tekniku thërret 44 futbollistë (FOTO)

Nis epoka “Klopp”, Gjermania me “fytyrë” të re, tekniku thërret 44 futbollistë (FOTO)

17/09/2026
Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje – Balkanweb.com – News24

Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al