• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ofensiva e diplomatëve grek te komuniteti vlleh, u kërkojnë të deklarohen grekë (VIDEO)

03/11/2023
Ofensiva e diplomatëve grek te komuniteti vlleh, u kërkojnë të deklarohen grekë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka ngritur pretendime se regjistrimi nuk po kryhet si duhet dhe tre pyetje po shmangen nga regjistruesit.

Në fakt, që në nisje të procesit, faktori politik që mbështet politikat greke ka qenë prezent me deklarata që janë konsideruar si trysni.

“Ka shumë raste kur regjistruesit në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk e kryejnë shënimin në tableta por mbajnë shënime, me justifikimin se do i hedhin më vonë në tabletë. Apo dhe më keq, kemi raste të denoncuara në Tiranë, Korçë, Sarandë e gjetkë, ku nuk u drejtohen qytetareve pyetje në lidhje me përkatësinë etnike, gjuhën amtare dhe besimin fetar”- u shpreh Vangjel Dule, Kreu i PBDNJ-së

Kreu i PBDNJ Dule, vazhdimisht nga ngritur pretendime se regjistrimi i popullsisë nuk po zhvillohet sipas ligjit në zonat minoritare.

Por, asnjëherë nuk ka folur për presionet ndaj shqiptarëve që të deklarohen me etni greke. E gjithë beteja bëhet për të arritur shifrën 20 % shtetas të deklaruar grekë në njësitë si Himara dhe Konispoli. Kjo, do të pasonte me të drejta të zgjeruara për përdorimin e simboleve greke. Akoma më tej do të sillte krijimin e hapësirës kompakte minoritare në atë që grekët e njohin se Vorioepiri.

“Një njeri që jeton në Greqi dhe vjen për t’u regjistruar, nuk mund të regjistrohet si grek nëse nuk ka një vit që jeton në Himarë”- u shpreh gjuhëtari Rami Ramushi.

“Sot e shohim përqëndrimin vetëm në Himarë dhe Konispol. Pse? Sepse në Himarë dhe Konispol për shkak të ligjit që kemi mbi pakicat mund të arrihet shira artificiale prej 20%, pra njerëz që ndihen shqiptarë por deklarohen për një ditë të vetme grek kjo do të bënte që në këto zona të kishte tabela dygjuhëshe, të kishte greqishten gjuhë zyrtare dhe të kishte flamurin grek të ngritur në rrap të Konispolit dhe në shëtitoren e Himarës”- u shpreh studiuesi Ardit Bido.

Sipas informacioneve të shumta, diplomatë dhe zyrtarë grekë janë shpërndarë në terren në bashkitë Fier, Vlorë, Korçë dhe Delvinë ku kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të komunitetit vlleh. Qëllimi mendohet të jetë deklarimi i tyre grekë, kundrejt përfitimeve që lidhen kryesisht me pajisjen e tyre me dokumente greke, duke ju mundësuar emigrimin në vendet e BE.

Në vitin 2012 Greqia zgjeroi hartat e saj duke njohur si pjesë të minoritetit grek disa fshatra ku historikisht kanë banuar ortodoksët shqiptarë. Në fakt, këtu fjala është për harta që nuk kanë asnjë vlerë pasi asnjë shtet nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti tjetër./TCH

Related Posts

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër
Kryesore

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në Berat!

28/06/2026
Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi
Kryesore

Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi

28/06/2026
Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën
Kryesore

Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën

28/06/2026
Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa
Kryesore

Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa

27/06/2026
Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje
Kryesore

Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje

27/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

28/06/2026
Legjionarët/ Mirlind Daku pritet të largohet nga Rubin Kazan, në Rusi zbulojnë prapaskena interesante

Legjionarët/ Mirlind Daku pritet të largohet nga Rubin Kazan, në Rusi zbulojnë prapaskena interesante

28/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al