• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga tuneli i Llogarasë te korsia tjetër për Ksamil, rrugët që përfundojnë në 2024

06/11/2023
Nga tuneli i Llogarasë te korsia tjetër për Ksamil, rrugët që përfundojnë në 2024

Gjatë vitit 2024 do të nisë puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rehabilitimin e rrugës Tiranë-Ndroq.

Evis Berberi, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar tha: “Tiranë-Durrës nis vitin tjetër dhe do të jetë e ndarë me faza. Faza e parë që do të nisë vitin tjetër do të jetë nga Tirana deri në Rinas, në Kashar dhe pastaj gradualisht do të vazhdojmë me segmentet e tjera. Tiranë-Ndroq do të rehabilitohet dhe do të kthehet në një rrugë të mirëfilltë.”

E lindur si nevojë pas fluksit turistik gjatë muajve të verës, në buxhetin e vitit 2024 parashikohet edhe financimi i një projekti që rregullon aksin e Ksamilit dhe shmang trafikun.

Berberi shtoi se “Jemi të fokusuar që në vitin tjetër të hapim fazën e parë që segmenti që lidh Sarandën me Ksamilin të mos jetë vetëm për makinat, por të vendoset në funksion të turizmit. Do të bëjmë zgjerimin e saj me një korsi emergjence dhe në krahun tjetër, në drejtim të detit do të bëjmë një shëtitore që të funksionojë për biçikletat, skuterat dhe një pedonale. Në mënyrë të tillë që ata që duan të frekuentojnë plazhet e Ksamilit në drejtim të Sarandës të mos jenë të detyruar të marrin makina, por të shkojnë me biçikletë ose në këmbë.”

Brenda vitit tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon që të kenë përfunduar Unaza e Tiranës dhe tuneli i Llogorasë.

Kreu i ARRSH tha: “Në 2024 kemi parashikuar të mbyllim disa nga akset kryesore, Unazën e Tiranës duam ta përfundojmë brenda vitit 2024, pra të gjitha segmentet e saj. Duke vazhduar më pas me gjerdanin e Vlorës, që fillon nga Bypassi i Vlorës dhe përfundon me Palasë-Dhërmiun, duke pasur në mes Orikum-Dukatin dhe xhevahirin e kurorës që kemi ne, që është tuneli i Llogorasë, të cilin duam ta vëmë në funksion në fillim të vitit sezonit turistik, pra në vitin 2024. Do të përfundojnë segmente që sot 97% e punimeve janë përfunduar por për shkak të fondeve do të përfundojnë në fillim të vitit tjetër, siç është Korçë-Erseka që përfundon. Përfundon faza e parë e Elbasan-Qafë thanë, ndërsa faza e dytë e saj presim të përfundojë në fund të vitit tjetër. Në Rrugën e Arbrit në fund të këtij viti përfundon asfaltimi i akseve dhe më pas dalim me dhënien e një date për tunelin e Murrizit.”

I aksesueshëm për përdoruesit e rrugës gjatë 2024 do të jetë edhe aksi Thumanë-Kashar, ndërkohë që në fillim të vitit tjetër do të nisin punimet edhe për segmentet e tjera Thumanë-Milot, Kashar-Lekaj, Lekaj-Rrogozhinë dhe Milot-Balldren.

Related Posts

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër
Kryesore

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në Berat!

28/06/2026
Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi
Kryesore

Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi

28/06/2026
Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën
Kryesore

Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën

28/06/2026
Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa
Kryesore

Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa

27/06/2026
Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje
Kryesore

Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje

27/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Berat!

28/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al