Aksident në aksin Kardhiq – Delvine, ne afersi te tunelit. Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga E.P, duke qenë rruga e lagur nga shiu ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarëset.
Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili wshte plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit tw Sarandës.
Nga ekzaminimet në spital për 57 vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të C6, pra frakturë të vertebrës së qafës.
Për rrjedhojë eshte nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ndodhet nw vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.










