Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka treguar një episod që i ka ndodhur teksa po shkonte në Gjirokastër për një gjyq gjatë kohës kur punonte si avokat. Te Uji i Ftohtë kishte një postbllok nga FNSH-ja, ku e ndaluan për kontroll, por e ngatërruan me Saimir Tahirin. Pikërisht këtu nisin edhe nderimet e mëdha për ta. Sipas Korreshit dhe pas kthimit nga Gjirokastra, ishin mbledhur drejtues të lartë policie për ta nderuar. Në videon më poshtë ndiqni rrëfimin e plotë të tij për Syri Tv.









